Shefi i inteligjencës amerikane: Kina, kërcënimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se Kina paraqet kërcënimin më të madh për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën, që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Inteligjenca është e qartë: Pekini synon të dominojë SHBA-në dhe pjesën tjetër të planetit ekonomikisht, ushtarakisht dhe në teknologji”, tha drejtori për Inteligjencë Kombëtare i SHBA-së, John Ratcliffe, në një opinion në faqen e internetit të Wall Street Journal.

Ratcliffe, një ish-kongresist republikan i emëruar nga Trumpi në krye të spiunazhit të SHBA-së në pranverë, tha se Kina përbën “kërcënimin më të madh për Amerikën sot dhe kërcënimin më të madh për demokracinë dhe lirinë në të gjithë botën”.

Ai tha se strategjia e Kinës ishte që njësitë kineze të vidhnin pronën intelektuale të kompanive amerikane, ta kopjonin atë dhe më pas të zëvendësonin kompanitë amerikane në tregun global.

Një zëdhënës i Ambasadës kineze hodhi poshtë komentet e Ratcliffe si “deformuese të fakteve” dhe hipokrite dhe tha se ato treguan “mendësinë e ngulitur të Luftës së Ftohtë dhe paragjykimet ideologjike të disa njerëzve në SHBA”.

Pekini u ka bërë thirrje shpesh udhëheqësve të SHBA-së që ta ndalin retorikën e tyre ndaj Kinës.

Qasja e administratës së presidentit amerikan, Trump, ndaj Kinës i ka çuar marrëdhëniet midis dy ekonomive më të mëdha në botë, në pikën e tyre më të ulët në dekada dhe analistët thonë se kjo mund të kufizojë hapësirën e manovrës së administrates së re amerikane të presidentit të zgjedhur, Joe Biden, në përballjen me Pekinin./rel

Të fundit

“Jo bulmet e mish pa faturë”/ Pas urdhrit të Ramës ministrat dalin në terren

Një ditë pas lajmërimit nga kryeministri se qumështi dhe nënproduktet e tij nuk do të shiten pa faturë, ministri...

Endri Shabani ka një kunj për Lapajn: “Burrat e mbajnë fjalën…”

Kreu i Nismës Thurrje, Endri Shabani, komentoi zhvillimet e ndodhura së fundmi brenda koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në lidhje me mandatin e fituar nga...

“Haaland kërkoi 10 mijë euro në muaj. Bayernit iu dukën shumë”

Hermann Gerland, thuajse i përjetshëm në akademinë e Bayern, në një intervistë për Kicker ka zbuluar se Bayern e kishte "në dorë" sulmuesin Erling...

“Më vunë 58 mijë euro borxh! Do kthehem në emigrim. Ky vend s’ka të ardhme”

Pak kohë më parë, kryeministri Rama i bënte thirrje të rinjve që të kthehen nga emigrimi për të investuar në atdhe, pasi sipas tij,...

Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, njëra prej tyre përfundon në trotuar

Një aksident me pasojë përplasjen e dy mjeteve ka ndodhur pasditen e sotme në kryqëzimin në brendesi të qytetit Bulqizës. Mjetet janë përplasur ‘kokë me...

Lajme të tjera

Web TV