Lulzim Basha tregon kush dhe çfarë i kërcënon zgjedhjet e 25 prillit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se opozita nuk i druhet asgjëje në zgjedhjet e 25 prillit pasi do të mirëpresë vendimin e popullit, por tha se “parlamentaret” e 2021 kërcënohen nga Edi Rama dhe ankthi i tij se mund t’i humbasë ato.

Përsa i përket të pastrehëve nga tërmeti i 26 nëntorit, Basha u shpreh se ende ka shumë qytetarë në çadra dhe se do të bëjë çmos që pas 25 prillit çdo person të ketë një vend ku të fusë kokën.

me rastin e Ditës së Rinisë pas tre ditësh, kryedemokrati duke kujtuar liberalizimin e vizave në 2010, tha se me ardhjen e PD në pushtet do të bëhet e mundur integrimi në BE.

Pyetje: Çfarë i kërcënon dhe i bën të pasigurta zgjedhjet e 25 prillit?

Basha: Edi Rama dhe makthi i tij se do t’i humbasë zgjedhjet.

Pyetje: Çfarë i druhet më shumë opozita në zgjedhjet e 25 prillit?

Basha: Opozita nuk ka asnjë frikë, është e vendosur që t’i prijë vullnetit popullor për ndryshim.

Pyetje: 1 vit pas tërmtit, cili është informacioni që keni për gjendjen e të pastrehëve nga tërmeti?

Basha: 1 vit pas tërmetit ka njerëz në çadra. Në 7 vite nuk kanë mbajtur asnjë premtim. Dua të siguroj të gjitha familjet shqiptare që 25 prilli do shënojë një ndarje të kësaj praktike dhe do bëjmë të mundur ecjen përpara për sigurimin e shtëpive të reja po dhe për dhënien e ndihmave financiare. Nuk do të humbasim asnjë orë për të ndihmuar.

Pyetje: Pas tre ditësh është Dita e Rinisë, 30 vite më pas, sa ndiheni përgjegjës që sot e 30 vite dhe ne ende s’i kemi çelur negociatat me BE?

Lexo edhe :  Dorëheqjet e drejtorëve të bashkive, reagon Partia e Lirisë

Basha: Në 15 vitet e para e kam ndjekur nga jashtë. 8 vitet e mia të para i kam dhënë kontributet e mia, bëmë të mundur heqjen e vizave.

Lëvizja e lirë ishte slogani i popullit dhe i studentëve të dhjetorit dhe unë e kam përmbushur disi këtë. Nesër do bëjmë të mundur dhe përfshirjen e Shqipërisë në Europë. Me ne gjërat do të jenë ndryshe.

Ata që nuk besonin në heqjen e vizave sot vetëm me pasaportë mund të vizitojnë të afërmit e tyre kudo në Europë.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Tension në fundin e sfidës Chelsea-PSG, Donnarumma dhe Luis Enrique humbasin kontrollin

Momente tensioni u regjistruan menjëherë pas përfundimit të finales së Botërorit të Klubeve, mes Chelsea dhe PSG-së, ku blutë...

Chelsea shpallet kampion bote! PSG dështon në finale

Chelsea fiton Kupën e Botës! Skuadra londineze fiton 3-0 kundër PSG-së në finalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Shënojnë Cole Palmer (2) dhe...

Gruaja shtatzënë hidhet nga dritarja e katit të dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një grua shtatzënë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u vetë-hedhur nga kati i dytë i...

A duhet shërbimi i detyrueshëm ushtarak? Moisiu: Gomarin nga balta e nxjerr i zoti

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka dalë hapur në mbështetje të rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar atë jo vetëm si...

“Alo, babi ka vrarë veten!” Burri i jep fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në kryeqytet ku një i moshuar i ka dhënë fund jetës. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia bën...

Lajme të tjera

Web TV