Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut/ Veliaj: Ditë e trishtë për gazetarinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndarja nga jeta e Kasem Hysenbelliut/ Veliaj: Ditë e trishtë për gazetarinë. Balla: Lamtumirë mik

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla kanë shprehur ngushëllimet familjes për ndarjen e parakohshme nga jeta si pasojë e Covid-19, të themeluesit të televizionit “Fax News”, Kasem Hysenbelliu.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Veliaj shkruan se Hysenbelliu ishte njeri me guxim, duke vlerësuar punën e tij në dy televizione të rëndësishme në vend.

Kasëm Hysenbelliu investoi në median shqiptare me guximin e njeriut që e donte gazetarinë e mirë & për shumë vite administroi me sukses dy televizione.

Sot ai u nda nga jeta, ditë e trishtë për gazetarinë & këdo që e njohu e punoi me të. Ngushëllime familjes! U prehtë në paqe!”, shkruan kryebashkiaku.

Ndërsa Balla përmes një statusi në Twitter, krahas fotos së Hysenbelliut, Balla shkruan: “Lamtumirë miku im i mirë!”

Kujtojmë që biznesmeni i suksesshëm, Kasem Hysenbelliu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në Turqi, ku ndodhej i shtruar prej disa javësh, si pasojë e komplikacioneve të shfaqura nga Covid-19.

Pavarësisht përpjekjeve të mëdha të mjekëve dhe lutjeve të familjarëve apo miqve të tij, ai nuk mundi të fitojë ndaj pabesisë së virusit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

PD-në s’e ndihmon besnikëria ndaj Berishës, por ndaj qytetarëve

Nga Toni Drishti Ka një garë absurde në PD se kush i thur më shumë lavde Sali Berishës. Ivi Kaso një...

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në Hollin e Teatrit të Operas...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

Zyrtare/ Leverkusen shkarkon trajnerin Erik ten Hag pas vetëm tre javësh

Erik Ten Hag zyrtarisht nuk është trajner i Bayer Leverkusen. Klubi gjerman e ka shkarkuar pas vetëm dy javësh në kampionat. Bajer Leverkusen ka ndarë...

“Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleat”/ Rama: Duhet kujdes me armatosjen!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE. Ai u shpreh se duhet të...

Lajme të tjera

Web TV