Saimir Pirgu do të këndoj në shqip ‘Fjalët e Qiririt’ në koncertin ‘Krishtlindje në Vjenë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tenori shqiptar Saimir Pirgu në një intervistë për Euronews Albania ka folur për koncertin “Krishtlindje në Vjenë”, që do të transmetohet nga data 21 deri në 24 dhjetor në televizionet austriake

Z.Pirgu u shpreh se në këtë koncert do të këndojë dy pjesë dhe se në të do të marrin pjesë edhe artistë të tjerë të njohur.

“Vjena është krejtësisht e mbyllur dhe televizioni austriak këtë vit mendoi që për të gjithë teleshikuesit e Austrisë, por edhe më gjerë të krijonte një koncert televiziv, jo të ashtu-njohurin që bëhet çdo vit. Kështu zgjodhi disa nga artistët internacionalë për të marrë pjesë, dhe një ndër ta jam edhe unë, që do të këndoj dy pjesë”, u shpreh z.Pirgu.

Ai dha edhe lajmin e bukur për shqiptarët se në këtë koncert do të këndojë dy arie, njëra prej të cilave është vepra e Naim Frashërit, “Fjalët e Qiririt”. Kjo e fundit do të këndohet në shqip, pasi sipas tij është duhura për gjendjen në të cilën ndodhet bota.

“Për koncertin e Vjenës, programi dhe ariet që kam zgjedhur kanë qenë pak të mirura për të dhënë një mesazh gjithashtu në Vjenë dhe për publikun tonë shqiptar. Kam zgjedhur dy arie, njërën me tekstin e poetit tonë, rilindasit tonë, Naim Frashëri, “Fjalët e Qiririt”, që për gjendjen që ndodhemi do të ishte shume mirë që kjo drita e qiririt të ndriçonte ndopak këdo që ka trurin të mjegullt këtë periudhë. Gjithashtu edhe melodinë e Ennio Morricon-es që këtë vit e kemi humbur dhe kjo në kujtim të tij, mendova “Nella Fantasia”, është a-ja më e mirë për të rikujtuar mjeshtrin e madh. Mesa munda dhashë mundësi që të këndohej shqip, një arie shqip në televizionin austriak”, u shpreh ai.

Tenori gjatë intervistës foli edhe për jetën artistike gjatë pandemisë, e cila sipas tij është goditur dhe se ajo pothuajse nuk ekziston fare në asnjë vend të botës.

“Mendoj që jam si të gjithë të tjerët, i ç’orientuar nga kjo që çdo gjë që na ka ndryshuar dhe na ka prekur të gjithëve. Ne artistët na ka prekur më tepër, sepse jeta artistike pothuajse nuk ekziston në çdo cep të botës. Por, gjithsesi me ato pak mundësi që kemi pasur jemi munduar të japim atë çfarë kemi mundur. Siç është edhe ky koncert në Vjenë”, tha ai.

Pirgu nënvizoi se tashmë artistët po mbijetojnë dhe mezi presin që të largohet virusi, në mënyrë që t’i kthehen normalitetit në punë

Lexo edhe :  Viti i Ri në Shqipërinë e pavarur, kartolina e Mit'hat Frashërit

“Dy tre muajt e para në Itali, ku ndodha në shtëpi në Verona, ishte tepër e vështirë. Gjatë verës pata aktivitete të shumta, isha ndër të parët që fillova aktivitetet e mia në Romë, në Napoli, në Vjenë.

Atje ku ishte e mundur u bë diçka. Por prapë erdhi vjeshta dhe dimri dhe gjendemi përballë kësaj sfide të madhe që po i bëhet njerëzimit nga një qënie që nuk dimë si të mbrohemi. Është pak vështirë, kemi ndryshuar komplet mentalitetin tonë të të bërit art dhe të gjithë artistet po mbijetojmë. Po presim dita ditës që të shporret ky virus se nuk durohet më”, deklaroi tenori i njohur.

Ai gjithashtu rrëfeu se arti operistik ndodhet në vështirësi se mund të realizohet vetëm përballë publikutm ndryshe nga zhanret e tjera të muzikës.

“E ka tepër të vështirë, vetë arti operistik ka nevojë për teatër, që zëri të depërtojë tek publiku. Nuk është njëlloj siç bëjnë këngëtarë të tjerë me mikrofon. Kjo është e bukura e operas që aftësitë e një solisti të dëgjohen nga publiku. Fakti që mungon kjo gjë, kthehet në një diçka tjetër që është shumë e bukur e re, por nuk është ajo që bëjmë ne. Ne kemi nevojë për kostumet, kemi nevojë për teatrin”, tha ai.

Tenori Pirgu përmendi dhe Shqipërinë, për të cilën tha se ndjen mall të madhe dhe sapo të gjejë mundësinë do të vijë menjëherë.

“Pothuajse kam një vit e gjysmë që nuk kam ardhur në Shqipëri dhe më ka marrë tepër malli, nuk po duroj dot më këtë mbylljen e kufijve. Me ka kufizuar edhe marrëdhëniet me njerëzit tanë, të dashurit tanë.

Prisja me padurim që të inagurohej teatri i operistik i ri. Nuk e di, arsyet janë të shumta. Kur ka kaq shumë humbje njerëzish është e vështirë të flasësh për art. Sapo të jetë e mundur do të vijë se më ka marrë malli tepër.

Në këtë intervistë ai foli edhe për planet e së ardhmes, ku tha se shpreson që në fillim të vitit të ardhshëm të vijojë me koncertet në Europë.

“Unë do të vazhdoj me koncertet e tjera që televizionet mund të bëjnë. Kam një në Napoli, kam edhe një tjetër në Zvicër, pastaj viti shpresoj të filloj në Berlin. Të shpresoj që këto mbylljet e kufijve të na lejojnë të bëjmë sadopak art”, përfundoi tenori i njohur./Euronews/

Të fundit

Viti 2024 shënoi ulje të pagesave për menaxherët e futbollistëve

Pas një rekordi të vitit 2023, fitimet e menaxherëve të futbollistëve në mbarë botën janë ulur. Shuma totale që...

Viti 2024, shënoi dëmet më të mëdha nga zjarret në pyje në Shqipëri dhe Kosovë

Ndryshimet klimatike i kanë bërë vendet e Ballkanit Perëndimor edhe më të rrezikuara, sidomos nga rënia e zjarreve në pyje. Viti 2024 shënoi dëmet...

Dëmet nga fishekzjarrët në Prizren, banorët kërkojnë përgjegjësi nga komuna

Ky është momenti kur shpërthimi nga fishekzjarret dëmtoi shtëpinë e Arsim Gjinovcit. Përpos tmerrit, atij iu dëmtuan dritaret. Nga zjarri që shpërtheu dhe u...

“Kur këndoj në dasma emocionohem”, Shpat Kasapi: Është prekëse kur vajza del nga shtëpia

Sa hite e këngë të Shpat Kasapit ndezin atmosferën në dasmat e gëzimet tona familjare! Në një intervistë për “Vila 24”, moderuar nga Anila Çela,...

Surprizë! Eliona Pitarka ndan lajmin e bukur, në pritje të ëmbël për herë të tretë

Lajm i bukur nga Eliona Pitarka. Teksa realizon një kërcim me bashkëshortin, ai nxjerr një eko dhe Eliona tregon barkun. Ai është tashmë paksa i...

Lajme të tjera

Web TV