Ndodh njëherë në 800 vjet, fenomeni që do të shohim në javën e Krishtlindjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të apasionuarit pas hapësirës po presin me momentin kur Jupiteri dhe Saturni do t’i afrohen njëri-tjetrit javën e Krishtlindjeve më shumë se çdo herë tjetër, gjë që ndodh njëherë në 800 vjet.

Më 21 dhjetor Saturni dhe Jupiteri pritet të shfaqen thuajse si një planet i dyfishtë. Astronomi gjerman, Joahnnes Kepler shkroi në vitin 1614 se me shumë gjasë, “Ylli i Betlehemit” në rrëfenjën e lindjes së Jezu Krishtit është pikërisht një bashkim i Jupiterit me Saturnin.

Ky fenomen, i njohur si bashkimi, do të shihet në çdo vend të globit, por në Britani mendohet se do të jetë pak më i qartë. Në Londër dhe Nju Jork do të shihen planetët afër horizontit (rreth 5.3 ° dhe 7.5 °, përkatësisht rreth një orë pasi të perëndojë dielli.

“Rreshtimet midis këtyre dy planetëve janë mjaft të rralla. Kjo lidhje është jashtëzakonisht e rrallë për shkak të asaj se sa afër planetit do të shfaqen me njëri-tjetrin”, tha astronomi Patrick Hartigan i Universitetit Rice të Hjustonit, Teksas.

Bashkimi tjetër i tillë i të dy trupave pas kësaj nuk do të jetë deri diku pas vitit 2400.

“Në mbrëmjen e afrimit më të afërt në 21 Dhjetor ata do të duken si një planet i dyfishtë, i ndarë nga vetëm 1/5 e diametrit të hënës së plotë”,- shtoi profesori Hartigan.

Të fundit

Çfarë përfitojnë emigrantët pas marrëveshjes për pensionet me Italinë?

Më 1 qershor hyn në fuqi marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë. Lajmi u bë i ditur një...

Alarmante/ 9 nga 10 shoferë nuk mund të ngasin pa parë telefonin e tyre!

Studimi më i fundit sjell rezultate tronditëse në lidhje me përdorimin e telefonave celularë gjatë drejtimit të makinës. Një nga problemet më të mëdha moderne...

Zegjine Caushi mund Maldrita Bardhon, fiton mandatin në Fier falë votave të diasporës

Ka përfunduar numërimi i votave të diasporës për qarkun e Fierit, ku Zegjine Caushi siguroi mandatin e deputetes nga radhët e Partisë Socialiste. Ajo fitoi...

Aksident në Fier, ‘Fordi’ përplaset me autobusin

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “Kthesa e Portëzës”. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet...

Drama sekrete para dasmës, zbulohet përplasja e Meghan Markle që zemëroi Mbretëreshën

Meghan Markle thuhet se “qortoi” aq ashpër një nga përgjegjësit për menunë vegane të dasmës së saj, saqë Mbretëresha e ndjerë Elizabeth II u...

Lajme të tjera

Web TV