Sherr për dhuratat e Krishtlindjeve/ 14-vjeçari vret motrën, më pas qëllohet nga i vëllai

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tragjedi ka ndodhur natën e Krishtlindjeve në SHBA, ku një 23-vjeçare është qëlluar për vdekje nga vëllai i saj 14-vjeçar pas një sherri për dhuratat e Krishtlindjeve. Menjëherë pas kësaj, vëllai tjetër një 15-vjeçar ka qëlluar me armë 14-vjeçarin duke e lënë të plagosur.

Diskutimi filloi teksa bënte pazar me nënën e tij dhe një vëlla tjetër 15-vjeçar, por më pas debati vazhdoi edhe në shtëpinë e gjyshes së tij, në një qytet pranë Tampës. Pikërisht aty 14-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë gjysmë automatike, raporton La Repubblica.

Motra e tij, e cila me sa duket nuk e kishte marrë seriozisht, i kërkoi disa herë që të ulte armën dhe të ndalonte se “është Krishtlindje”. Si kundërpërgjigje ai e qëlloi në gjoks dhe e vrau. Vëllai tjetër doli me një armë tjetër dhe nga ana e tij qëlloi 14-vjeçarin, i cili i është nënshtruar një operacioni dhe nuk është në gjendje të rëndë. Ai akuzohet për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Të dy djemtë ishin dënuar më parë për grabitje.

14-vjeçari akuzohet për vrasje të shkallës së parë dhe përdorim të paligjshëm të armës, ndërsa vëllai i tij 15-vjeçar akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë./e.t

Të fundit

FOTO/ Pas ndarjes nga i dashuri afrikan, Enca Haxhia në një lidhje të re?

Këngëtarja Enca Haxhia ka ngritur dyshime për një lidhje të re dashurie pas një postimi të fundit në rrjetet...

Drejtësia me standard të dyfishtë, Berisha duhet të jetë në burg

Avokati Romeo Kara ka ngritur akuza për përdorimin e dy standardeve në sistemin e drejtësisë ndaj dosjes “Partizani” dhe gjykimit të Sali Berishës, duke...

“Racizmi” shtetëror?!

Nga Ben Andoni Racizmi lidhet me besimin e konceptit të superioritetit absolut të një race mbi tjetrën, gjë e cila sjell si pasojë diskriminimin, segregacionin...

Gola dhe festë me shqiponjë, Uzuni dërgon Austin në gjysmëfinale të Kupës (VIDEO)

“Zgjohet” Myrto Uzuni, me “bomberi” kuqezi që rikthehet të bëjë protagonistin te ekipi i Austin. Pushimet me sa duket kanë ndikuar për mirë tek...

Zjarr në Marsejë, lëndohen 110 persona, evakuohen qindra të tjerë

Një zjarr i madh ka përfshirë periferi të Marsejës, qytetit të dytë më të madh të Francës, duke plagosur lehtë rreth 110 persona, përfshirë...

Lajme të tjera

Web TV