Shira të dendur dhe erëra të forta/ Bashkia e Vlorës, thirrje qytetarëve: Shmangni lëvizjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti i keq që ka përfshirë vendin që prej mbrëmjen së djeshme, parashikohet që sot të pësojë një përkeqësim. Vlora është një nga qytetet më të prekura nga stuhia dhe era e fortë.

Në këtë mënyrë, drejtuesit e bashkisë u kanë bërë thirrje qytetarëve vlonjatë që të shmangin të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta që priten në vijim. Ndërkaq, dje autoriteti portual njoftoi pezullimin e lundrimit për anijet e vogla dhe ato të peshkimit.

Të dashur qytetarë! Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangnit të gjitha lëvizjet me makina për shkak të shirave të dendur dhe erërave të forta që priten në vijim.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë“, thuhet në njoftimin e bashkisë që drejtohet nga Dritan Leli.

Sipas parashikimit të metereologëve, sot moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat do të pasohen nga reshje shiu me intesitet kryesor në zonën Jug-Perëndimore.

Era do të jetë jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi deri në 10-20 m/sek. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1.5 deri në 2.0 metër në det hapur.Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

PSG shkatërron Interin dhe shkruan historinë, francezët ngrenë trofeun e Championsit

PSG ka fituar për herë të parë në historinë e vet Ligën e Kampioneve duke mundur me një triumf...

“Ça prisni ju, të marrim kallashin?”/ Noka: Berisha bëri super fushatë, por na vodhën

Flamur Noka thotë se Partia Demokratike bëri maksimumin në zgjedhjet e 11 majit, por vjedhja e votës prodhoi rezultatin final, 83 mandate për PS...

Sula: Rama s’mund të zëvendësohet me një makinë më të vjetër si Berisha

Ish-deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, duke adresuar kritika të forta për drejtimin aktual të Partisë Demokratike...

Ford tërheq 29,000 automjete, shkak një defekt që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve

Ford ka tërhequr 29,501 makina në Shtetet e Bashkuara për shkak të një defekti që “mund të rrisë rrezikun e aksidenteve”, raporton La Repubblica. Njoftimi u bë...

PSG udhëheq në finalen e Champions, dy gola në pjesën e parë ndaj Interit

PSG dhe Inter po luajnë finalen e Champions League në Mynih, me duelin që nisi në orën 21:00 të kësaj të shtune (31 maj)....

Lajme të tjera

Web TV