Flet shqiptari që takoi Maradonën: Ishte gati të vinte në Shqipëri (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drini Çaushi është  një tifoz që është rritur duke parë Maradonën nga TV se si bënte magji me topin në fushë. Ka qenë viti 1980, kur ai ka ndjekur një ndeshje miqësore mes Argjentinës dhe Brazilit dhe aty është dashuruar me lojën e legjendën e futbollit.

Drini është shqiptari që ka arritur që të takojë Diego Maradonën dhe të bëjë fotografi në vitin 2005. Ditën e sotme ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live”, ku tregoi disa të pathëna nga takimi i tij me Maradonën.

Fillimisht Drini u ngacmua se sa ka paguar për ta takuar, ai tha se asnjëherë nuk ka dhënë para për të takuar yjet e botës.

“Nuk kam paguar asgjë, kam takuar shumë yje të botës, por asnjëherë nuk më është dashur që të paguaj. Kam gjetur mënyra të veçanta që t’i takoj”, tha ai.

Ndërsa duke folur për takimin e veçantë me Diego Maradonën, Çaushi u shpreh se herën e parë që futbollisti i famshëm shkoi në Greqi nuk arriti dot ta takonte.

“Herën e parë erdhi si nga ana psikologjike ashtu edhe shëndetësore i lodhur dhe herën e parë nuk u realizua dëshira ime. Pas 7 muajsh, Maradona erdhi sërish dhe pata fatin ta takoja. Në vitin 2005. Ai udhëzoi djemtë e sigurimit që të më thërrisnin që ta takoja”, vijoi Drini.

Ky i fundit tregoi se si u fut në suitën e Maradonës dhe arriti që t’i tregonte se nuk ishte as italian dhe as argjentinas, por shqiptar.

“Ishte duke ngrënë drekë se do ikte në festë. Na thanë që të prisnim në ballkon.  Kisha edhe bluzën e Napolit dhe në momentin që erdhi radha ime, nisa t’i flisja italisht. I thashë se jam shqiptar dhe ai më tha se të mori për argjentinas.

Lexo edhe :  Nuk japin pagat! Tiranës dhe Skënderbeut u bllokohet merkatoja për 3 sesione

I thashë është dëshira ime që të shkosh edhe në Shqipëri. Më tha ja ku është menaxheri dhe fol me të. Ai ishte gati të vinte në Shqipëri. Ai ka patur Puma-n sponsor dhe ai nuk e kishte problem, pasi po i paguante turin”, vijoi Çaushi.

Ai tregon edhe një moment se si Maradona ka thyer gjithë suitën e tij, pasi nuk i kishin dalë korrekt me pagesën.

“Herën e dytë që ka ardhur në Greqi, ai ishte shumë ndryshe. Herën e parë theu gjithë suitën e tij, pasi e kishin sjellë nga Argjentina deri në Athinë, dhe nuk i dolën korrekt në pagesë. E në nerva e sipër e prishi gjithë suitën”, tha ai.

Ndërkohë i pyetur nëse i a kanë kërkuar fanellën e Napolit dhe me çfarë çmimi, Drini tha “po” dhe se i kishin ofruar “15 mijë euro”.

 

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV