8 Dhjetori/ Ambasada e SHBA: Të bëjmë Shqipërinë një vend me standarde demokratike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasada e SHBA në Tiranë ka uruar të gjithë shqiptarët për 30 vjetorin e Lëvizjes së Dhjetorit.

Në njoftimin e ambasadës, thuhet se rinia shqiptare 30 vjet më parë rrëzoi komunizmin, duke shtuar se ende vazhdon procesi i demokratizimit të vendit, për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë.

Urojmë të gjithë shqiptarët teksa festojnë Ditën Kombëtare të Rinisë, e cila këtë vit shënon 30 vjetorin e lëvizjes studentore që solli rrëzimin e komunizmit më 8 dhjetor, 1990.

Sot është një ditë për të nderuar studentët e guximshëm, të cilët protestuan kundër diktaturës dhe sollën demokracinë e lirinë në Shqipëri, si dhe për të vlerësuar përparimin që është bërë në këta 30 vjet nga Shqipëria, tashmë një anëtare e plotë e NATO-s dhe drejt rrugës së Bashkimit Europian.

Është gjithashtu edhe një ditë për t’u siguruar që sakrificat që ata studentë bënë nuk do të harrohen, dhe për të nderuar ata që ende kontribuojnë për një Shqipëri më të mirë. Shtetet e Bashkuara do t’a mbështesin gjithnjë popullin shqiptar në këtë udhëtim. #KrahPerKrah”, thuhet në njoftimin e ambasadës /Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV