8 Dhjetori, Balla: Keqardhje për degradimin e sotëm të asaj çfarë ka mbetur nga PD

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë deklaron se protestat e studentëve ishin hapi i parë drejt lirisë dhe pluralizmit politik demokratik.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla shpreh   mirënjohje ndaj çdo kontribuesi në lëvizjen studentore shqiptare, që çoi në shembjen e mureve të diktaturës më të egër në Europë.

Balla gjithashtu në reagimin e tij ka shprehur keqardhje për degradimin e sotëm të asaj çfarë ka mbetur nga Partia Demokratike, që siç thonë themeluesit e saj, “ka reshtur së qëni forca e lirisë e demokracisë, shpresës dhe alternativës”.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

8 DHJETOR 1990

PROTESTA E STUDENTËVE, hapi i parë drejt lirisë dhe pluralizmit politik demokratik✌️????

Mirënjohje ndaj çdo kontribuesi në lëvizjen studentore shqiptare, që çoi në shembjen e mureve të diktaturës më të egër në Europë.

Keqardhje për degradimin e sotëm të asaj çfarë ka mbetur nga Partia Demokratike, që siç thonë themeluesit e saj, “ka rreshtur së qëni forca e lirisë e demokracisë, shpresës dhe alternativës”.