Angli/ William Shakespeare ndër të parët që merr vaksinën e Covid -19

William Shakespeare nga Warwickshire në Angli, është një nga njerëzit e parë që mori vaksinën e sapo aprovuar COVID-19.

81-vjeçari bëri injeksionin në Spitalin Universitar Coventry të martën.

Injeksioni u krye në vendin ku ka lindur Sheskspiri, dramaturgu dhe poeti më i madh i Anglisë, 20 milje nga Stratford-Upon-Avon.

Fotografia e Shekspirit frymëzoi përdoruesit e Twitter, të cilët e kanë quajtur me humor këtë proces si “zbutja e gripit”.

Margaret Keenan, 91-vjeç ishte personi i parë në Angli e cila bëri vaksinën anti-Covid Pfize, ndërkohë që William Shakespeare ishte i dyti që pranoi ti injektohej vaksina./Re.D/Fjala.al