Detaje të reja/ U qëllua nga policia dhe vdiq në spital, kur u përball me efektivët ai…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë e ndodhur pas mesnatës në Tiranë, ku një 25-vjeçar humbi jetën pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:45, n rrugën ‘Dritan Hoxha’, në zonën e Laprakës. Klodian Rasha është 25-vjeçari i cili u plagos nga policia dhe gjeti vdekjen në spital.

Burimet për mediat bëjnë me dije se Rasha nuk kishte armë zjarri, por një send të fortë (drru) të cilin ia drejtoi policëve. Pas thirrjeve të vazhdueshme për të ndaluar, Rasha përsëri nuk ka ndaluar dhe është larguar me vrap. Të gjendur në një zonë pa ndriçim, 25-vjeçari i ka drejtuar atyre një send të fortë në dukje armë zjarri. Në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivi me inicialet N.H ka qëlluar dhe ka plagosur për vdekje të riun.

Prokurori dhe hetuesit e SHÇBA kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e saj, dhe për të mësuar nëse i riu që u qëllua nga Policia ka pasur vërtet armë zjarri, pasi në njoftim thuhet se Klodian Rasha u ka drejtuar efektivëve “një send të fortë në dukje armë zjarri”./r.g/fjala.al

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV