“Dita e Rinisë”, Basha: T’i nderojmë ata duke bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar 8 Dhjetorin, ditën e rinisë. Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit.

Basha kërkon që në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit t’i nderojnë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa.

E duam Shqipërinë si gjithë Europa! Kjo ishte thirrja e tyre, teksa kapërcenin barrierat policore dhe dhunën e regjimit. E duam Shqipërinë si gjithë Europa!

30 vjet më parë, heronjtë e rinisë shqiptare ndryshuan përgjithmonë fatin e Shqipërisë. Ata luftuan për liri, për demokraci, për të drejtat e njeriut – dhe fituan.

Në 30 vjetorin e lëvizjes së dhjetorit le t’i nderojmë ata me zotimin për të bërë realitet Shqipërinë si gjithë Europa!“, shkruan Basha./Bl.Ba/Fjala.al