Dyshohet se ishte prekur nga Covid-19/ Ndërron jetë shoferi i ambulancës së Spitalit të Beratit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shofer ambulance në Spitalin Rajonal të Beratit, ka gjetur vdekjen mbrëmjen e djeshme.

60-vjeçari Shkëlqim Metolli është gjetur pa jetë në banesë nga të afërmit e tij. Mësohet se Metolli kishte disa ditë që ndodhej me raport në shtëpi,për shkak se ishte i sëmurë.

Ai kishte shfaqur shenja të dukshme të Covid-19 dhe për shkak se jetonte i vetëm, familjarët i kishin kërkuar të bënte tamponin por nuk kishte pranuar. Disa ditë pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, të cilën po e trajtonte në shtëpi me medikamente,
Metolli ka pësuar një arrest kardiak dhe ka gjetur vdekjen.

Burime të brendshme nga Spitali Rajonal i Beratit bëjnë me dije se,është kërkuar nga ana e familjarëve ekzaminimi i kufomës për të mësuar nëse ishte i prekur apo jo nga Covid-19.

Dyshimet se shoferi i ambulancës ishte i prekur nga Covid-19 janë hedhur edhe nga kolegët e tij dhe mjekët e spitalit,që konfirmojnë se Metolli kishte shfaqur edhe gjatë ditëve të fundit të punës shenja të lodhjes fizike dhe temperaturë të vazhdueshme. Shkëlqim Metolli punonte prej 34-vjetësh si shofer ambulance në Spitalin Rajonal të Beratit,ku këtë vit kishte punuar në vijën e parë të luftës kundër Covid-19,duke transportuar çdo ditë të sëmurët në gjendje të rënduar nga Spitali i Beratit drejt spitaleve Covid në Tiranë. 60-vjeçari Shkëlqim Metolli u përcoll sot nga familjarët për në banesën e tij të fundit,nën masat anticovid.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu...

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka ngjallur kritika, përfshirë edhe nga...

Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur të zgjasë lejen e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri si pasojë e zgjatjes së luftës në vendin e...

Pista e Formula 1 drejt finalizimit, qeveria miraton shpronësimet në Elbasan

Duket se ambicia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një pistë të Formula 1 në Elbasan po merr zbatim kohët e fundit. Ditën e sotme,...

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve dhe rafteve të mbushura me...

Lajme të tjera

Web TV