Maradona së shpejti i përjetësuar në kartmonedhat dhe pullat e Argjentinës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Senatorja vendase, Durango, propozon përjetësimin e legjendës së futbollit botëror. Një anëtare e grupit të shumicës në Kongresin e Argjentinës propozoi dje që kartëmonedhat e ligjshme prej 1,000 pesos (rreth 110 euro me kursin zyrtar të këmbimit) të shtypen me figurën Diego Armando Maradonës.

Senatorja Norma Durango paraqiti para Kongresit projekt-propozimin që i drejtohet Bankës Qendrore të Argjentinës (BCRA) dhe që parashikon që 50 % e kartëmonedhave të tenderit ligjor prej 1,000 peso, që do të shtypen në 2021-shin të mbajnë në njërën anë porterin e Diego Armando Maradonës dhe nga ana tjetër momentin e golit të dytë kundër Anglisë i shënuar në Botërorin e Meksikës më 22 qershor 1986.

Projekti gjithashtu propozon që Programi i Emetimit të Pullave Postare 2021 të përfshijë një koleksion përkujtimor kushtuar idhullit të futbollit argjentinas dhe botëror. “Ideja është jo vetëm për të shprehur mirënjohjen për lojtarin tonë më të madh, por edhe për arsye ekonomike”, – ka deklaruar senatorja Durango.

“Ne besojmë se, kur turistët të vijnë në vendin tonë, ata do të duan ta marrin “Maradonën” me vete”, – shtuar ajo, duke sqaruar se propozimi i saj do të paraqitet për miratim në fillim të vitit të ardhshëm.

Të fundit

Rama në Greqi, jehona pas vizitës “provokative”

Një ditë pas vizitës në Greqi, ku mbajti tubim para mijëra emigrantëve shqiptarë atje, kreu i qeverisë Edi Rama...

Sot protesta e opozitës, Meta kujton Dritëro Agollin: Një agim i ri po lind!

Teksa sot mbahet protesta e opozitës, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kujtuar Dritëro Agollin. Përmes një mesazhi, Meta thekson se Dritëro Agolli...

Monedhat e huaja nuk dalin nga “humnera”/ Kursi i këmbimit, 14 maj 2024

Sot, më 14 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.8 lekë dhe shitet 93.7 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë parashikohet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Korçë, ndërsa në qarqet...

Lajme të tjera

Web TV