Gjermania: Dështimet në zgjerim me Tiranën e Shkupin, gabim serioz

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri Gjerman për çështje Evropiane, Michael Roth, e ka quajtur si “gabim serioz politik” dështimin që të miratohet korniza negociuese për nisjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe, me disa kushte, edhe me Shqipërinë.

Ai këtë e ka thënë të martën para nisjes së diskutimeve në Këshillin e Çështjeve të përgjithshme të BE-së, të cilin e kryeson Gjermania. Ministri gjerman ka thënë se, lidhur me procesin e zgjerimit “për fat të keq deri më tash nuk ishim në gjendje të arrijmë progres për gjërat që më parë ishim pajtuar”.

Ne po bëjmë gjithçka në mundësitë tona si presidencë që të arrijmë deri tek pajtimi sa më shpejtë që të jetë e mundur në mënyrë që të mundësohet konferenca e parë e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe, po ashtu, varësisht nga përmbushja e disa kushteve të mbetura edhe me Shqipërinë. Çfarëdo tjetër do të ishte një gabim serioz politik në dëm të stabilitetit dhe sigurisë së rajonit të Ballkanit Perëndimor që poashtu do të dëmtonte shumë edhe sigurinë e Evropës në tërësi. Secili do të duhej të ishte i vetëdijshëm për këtë”, ka thënë ai.

Vendimi për të miratuar kornizën negociuese të BE-së për Maqedoninë e Veriut është bllokuar nga Bullgaria e cila kërkon që disa çështje bilaterale që ka me Maqedoninë e Veriut, e që lidhen me identitetin dhe gjuhën, të jenë pjesë e kësaj kornize.

Diplomatët evropian kanë thënë se, nëse nuk kalon vendimi për Maqedoninë e Veriut, atëherë disa shtete anëtare të BE-së kundërshtojnë çfarëdo shqyrtimi të vendimit për Shqipërinë.

Të dyja këto shtete kanë statusin e vendit kandidat dhe tashmë është marrë vendimi që të nisin procesin e negociatave të anëtarësimit. Por, për të ndodhur kjo, BE-ja duhet të miratojë kornizën e saj negociuese, e kjo bëhet vetëm me pajtimin e të gjitha shteteve anëtare./REL/

Të fundit

Aksident në autostradën Vlorë-Levan, plagosen shoferi dhe dy turistë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë tek rrethrrotullimi i Novoselës. Një automjet që funksiononte si taksi,...

Ajatollahu ka një plan

nga Vali R. Nasr* Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj objekteve bërthamore të Iranit fundjavën e kaluar, pas një jave bombardimesh nga Izraeli, ka shënuar...

Sërish lëkundje tërmeti në Shqipëri

Një tërmet me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter është regjistruar këtë të enjte, në orën 13:51 në jugperëndim të Shqipërisë. Sipas të dhënave paraprake të...

“PD, parti që shkel ligjin”/ Çupi: Rinumërimi i votave ‘boomerang’ për Berishën

Analisti politik Frrok Çupi ka kritikuar ashpër Partinë Demokratike dhe kreun e saj, Sali Berisha, duke e krahasuar partinë si një organizatë muxhahedine, sipas...

Uji i çezmave publike në Rrëshen i ndotur, ndërpritet furnizimi

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Mirdite ka urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të furnizimit me ujë nga çezmat publike të vendosura së fundmi në qytet, pasi...

Lajme të tjera

Web TV