Ngjarjet e datës 8 dhjetor

1980 – Mark David Chapman vret këngëtarin John Lennon.

1990 – Protestat studentore në Tiranë. Protestë e parë antikomuniste në Shqipëri. Dita e rinisë.

1863 – Më shumë se 2 mijë vetë gjetën vdekjen nga zjarri që ra në një kishë në kryeqytetin e Kilit, Santiago.

1863 – Në Londër nisi të implementohet për herë të parë rregullimi i trafikut me drita (semafor).

1987 – Presidenti amerikan i kohës, Ronald Reagan dhe ish-lideri i Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), Mihail Gorbaçov ranë dakord për shkatërrimin në mënyrë reciproke të raketave me rreze të mesme veprimi.

1991 – Pas shpërbërjes së ish-Bashkimit Sovjetik (BRSS), Boris Jeltcin, Kryetari i Shtetit të Rusisë, shpalli krijimin e Bashkësisë së Shteteve të Pavarura [Rusi, Ukrainë, Bjellorusi].

1863 – Në Grac të Austrisë lind Franz Ferdinand, princi mbretëror i Hungarisë dhe i Bohemisë. Nga viti 1889 deri në vdekje, ai ishte, princ trashëgimtar i fronit austro-hungarez.