Pagat 900 euro për sektorin publik, gjysma e rritjes në dhjetor, tjetra në fund të 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria ka përcaktuar kalendarin e rritjes së pagave në sektorin publik sipas një vendimi që u mor më herët këtë vit nga Këshilli i Ministrave për t’i çuar ato në nivel bruto 900 euro deri në vitin 2025.

Dokumenti i qeverisë “Masat Prioritare të Reformës së Administratës Publike” që është në fazën e konsultimit publik parashikon që kësti i parë i rritjes të jepet ne muajin dhjetor 2023 dhe tjetri në dhjetor te vitit 2024.

Në fund të vitit 2022 paga mesatare mujore bruto në sektorin publik arriti në 70,770 lekë ose rreth 670 euro.  Për të arritur nivelin e premtuar 900 euro paga mesatare në sektorin publik duhet të rritet mesatarisht me 34 për qind ose 230 euro.

Ballafaqimi i të dhënave zyrtare tregon se rritja mesatare pagave do të ndodhë 15 për qind në dhjetor 2023 dhe 15 për qindëshi tjetër afërisht 115 euro në dhjetorin e vitit 2025.

Qeveria kur e prezantoi projektin e rritjes së pagave në pranverë të këtij viti argumentoi se qëllimi ishte të zvogëlonte hendekun me pagat e sektorit publik në Rajon dhe të nxiste konkurrencën me sektorin privat.

Nga viti 2014 e deri në fund të vitit 2022, pagat reale në sektorin shtetëror janë rritur rreth 20%, teksa plani i ri synon të aplikojë zgjerim me nga 15% për dy vitet në vijim 2023 dhe 2024.

Reforma e rritjes nisi që këtë vit, për tu shtrirë në dy vitet në vijim. Në muajt prill- qershor 2023 punonjësit në shërbimet themelore të vendit, mësuesit, mjekët dhe infermierët dhe trupa policore në terren morën vetëm 7% rritje të pagës, ndërsa funksionet e larta të qeverisëse, deputetet, ministrat dhe zv.ministrat përfituan rritje të pagës nga 50-deri 98 për qind.

Lexo edhe :  Prodhimi vendas në rënie, fuqizohet importi! U blenë nga jashtë 383 mln euro mish

 

 

Sipas treguesve buxhetore në 7-mujorin e vitit 2012 fondi i pagave për sektorin publik ishte sa 18.8 për qind e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, ndërsa më 2023 ishte sa 16.8 % e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore.

Megjithëse në vlerë fondi i pagave është rritur ndjeshëm vitet e fundit ritmet ishin më të ulëta se rritja e totalit të shpenzimeve publike. Të dhënat tregojnë për një rënie sistematike të peshës së shpenzimeve paga gjatë dekadës së fundit.

Nga rritja e lajmëruar e qeverisë do të përfitojnë rreth 86 mijë punonjës në sektorin e administratës publike, arsim, shëndetësia, mbrojtje, policia e shtetit etj.

/Monitor  /   S.M

Të fundit

Sa po shpenzon Shqipëria për mbrojtje?/ Forcat e Luftimit “përthithin” 2.7 mld lekë

Përgjatë 4 muajve të parë të 2025 janë shpenzuar 8.2 miliardë lekë për mbrojtjen nga 52.7 miliardë lekë që...

Kryeparlamentari turk dënon nga Tirana sulmet në Siri: Izraeli nuk njeh asnjë rregull

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një konferencë të përbashkët sot me homologun e saj turk Numan Kurtulmuş. Ky i fundit vuri theksin...

Ngjela paralajmëron fundin e Ramës/ Ja gabimet fatale që po e çojnë drejt rrëzimit

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka lëshuar një paralajmërim të fortë për fundin politik të Edi Ramës. Sipas tij, kryeministri nuk është më në kontroll...

10 rregulla për të përballuar vapën në tavolinë: nga frutat dhe perimet te bishtajoret

Filloni ditën me një mëngjes të lehtë dhe hidratues, mundësisht me kos dhe fruta të freskëta. Shmangni ushqimet yndyrore ose tepër të përpunuara dhe...

Adriana Kalaja, thirrje demokratëve të rrëmbejnë armët: S’kemi rrugë tjetër

Adriana Kalaja thotë se shqiptarëve dhe demokratëve nuk iu ka mbetur rrugë tjetër, veçse të rrëmbejnë armët. Sipas saj, kur zgjedhjet janë të vjedhura dhe...

Lajme të tjera

Web TV