Rajola: Gjithçka ka marrë fund sa i përket qëndrimit të Pol Pogbasë tek Mançester Junajtid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Periudha e Pol Pogbasë tek Mançester Junajtid ka marrë fund, sipas deklaratave të papritura të agjentit të tij, Mino Raiola. Francezi, i cili është përfolur vazhdimisht për kalimin tek Reali i Madridit ose për rikthimin tek Juventusi, po kalon një periudhë të vështirë kohët e fundit në “Olld Traford”.

Por, i cituar nga e përditshmja sportive italiane, “Tuttosport”, Raiola deklaroi se: “Mund të them që gjithçka ka marrë fund sa i përket qëndrimit të Pol Pogbasë tek Mançester Junajtid.” Raiola nuk sqaroi nëse Pogbaja do të largohet gjatë merkatos së janarit apo gjatë asaj të verës së ardhshme.

Pol Pogba u rikthye nga Juventusi tek gjigantja angleze në 2016-ën, për atë që ishte atëherë një rekord botëror sa i përket shitblerjes së një futbollisti, duke e ndihmuar Mançester Junajtid të fitonte trofeun e Ligës së Evropës dhe atë të Kupës së Ligës në sezonin e tij debutues nën drejtimin e ish-trajnerit Zhoze Murinjo.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Skenari më i keq i urisë po ndodh në Gaza!

“Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza...

Zbulohen 3 arsyet pse Bayern “u zhyt” duke investuar 75 mln euro për Luis Diaz

Luis Diaz nuk po trajtohet si blerja perfekte te Bayern. Për tifozët dhe mediat gjermane (jo të gjitha), duket sikur Bayern e ka tepruar...

Fatos Çoçoli: Pula e artë e rivlerësimit të ulët të pronave

Ulja e tarifës së rivlerësimit të pronave nga 15 përqind në 5 përqind, e cila do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2026...

Amber tregon arsyen pse nuk do ketë kurrë fëmijë: Janë të pafajshëm

Amber, ish-banorja e “Big Brother VIP 4” e cila ka treguar hapur se është një transgjinore, ka rrëfyer një pjesë shumë të ndjeshme të...

Berisha konfliktohet hapur me Këlliçin, arsyeja është SPAK

Mes Sali Berishës dhe ‘besnikut’ të tij Belind Këlliçi duket se ka nisur një përplasje, që nuk ka mbetur vetëm brenda mureve të PD,...

Lajme të tjera

Web TV