Veliaj ironizon Bashën për ‘Ditën e Rinisë’: Sot na ofron si model një plak 77-vjeçar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar ditën e sotme kreun e PD-së, Lulzim Basha, i cili Ditën e Rinisë ka zgjedhur ta përkujtojë me dhjetra ekrane LED në Expo City, një prej qendrave tregtare për të cilat deri dje çirrej kur sulmonte oligarkët.

Por, kryebashkiaku i ka provuar me fakte liderit demokrat, nga salla e re e Liceut Artistik ku zhvilloi bashkëbisedimin me studentët e ekselencës, se puna në drejtim të shkollave dhe të rinjve është ajo që bërtet më shumë se çdo fjalë, pasi tregon për prioritetin që të rinjtë kanë për secilën forcë politike.

Ata po takohen në një qendër tregtare, tregon pak a shumë kulturën që promovojnë. Deri dje i shanin qendrat tregtare, sot janë pjesë e përkrahjes së qendrave tregtare. Ne, në fakt, takohemi në një shkollë, sepse secili prej nesh në fakt shkon aty ku e thërret puna e vet. Jam sot shumë i lumtur që në këtë sallë të rikonstruktuar të Liceut, që sigurisht do gumëzhijë vitin tjetër, ne të kemi ndërtuar një etalon që e kemi replikuar edhe te salla “Adi Hila”, edhe te një pafundësi shkollash të tjera,” u shpreh Veliaj.

Secili prej nesh edhe në mënyrën se si legjitimon, qoftë edhe veprat publike, tregon se ku i ka prioritetet. Kush është te qendrat tregtare, që deri dje donte t’i digjte dhe kush është për kopshtet, shkollat, çerdhet dhe auditorët që do i ngelen qytetit edhe kur ne të mos jemi më këtu,” shtoi më tej kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Nga ana tjetër Veliaj tha se ndryshim të madh ka edhe vetë modeli për të rinjtë sot në politikë mes Partisë Socialiste që promovon gjithnjë e më shumë të rinj në struktura vendimmarrëse dhe Partisë Demokratike që evokon ende enverizmin.

Lexo edhe :  Arlind Qori apo Agron Shehaj/ Kush është klikuar më shumë nga liderët e partive të vogla?

Edhe në politikë kemi ndryshime. Ne sot jemi krenar që 30% e Këshillit Bashkiak e kemi përfaqësues të të rinjve. Kemi disa deputetë të rinj. Kemi hapur një garë për të shtuar të tjerë. Ndërkohë, shkojmë nga pala tjetër që na ofrohet Sali Berisha, 77 vjeç do jetë vitin tjetër dhe do rikthehet për një tentativë të tretë për të ardhur në krye të shqiptarëve. Unë them që “enverizmi” vazhdon akoma. Na ofrohet një model 77-vjeçar, me një histori shumë të errët të menaxhimit të punëve të vendit që na kthehet si ofertë në “Ditën e Rinisë”, edhe si kandidat në zgjedhjet e ardhshme,” u shpreh Veliaj, duke shtuar se për PS, fokusi është te arsimi, se ku ka arsim ka dije dhe ku ka dije ka vendimmarrje të saktë.

Ku ka injorancë dhe ku ka padije, vazhdojnë akoma votohen 77-vjeçarët që erdhën si fitimtarë mbi enverizmin dhe vazhdojnë enverizmin edhe sot e kësaj dite si ofertë politike,” deklaroi ai./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV