Vrasja e të riut nga policia/ Ishte djali i vogël i familjes, ngjarja në “rrugicë qorre”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë e ndodhur në mesnatë në Tiranë, ku një polic ka qëlluar me armë zjarri për vdekje shtetasin Klodjan Rasha.

Sipas fqinjes 25-vjeçari ka qenë i papunë, është me origjinë nga Puka, djali më i vogël i familjes Rasha, që ka edhe dy djem më të mëdhenj. Për të ajo ka thënë se nuk ka sjellë asnjëherë shqetësime

Jo asgjë unë tani po e dëgjoj. Ka qenë shumë i mirë si njeri. Nuk e di me ça është marrë ne e shikonim këtu jashtë dhe ka qenë djalë shumë i mirë. Ishte pa punë. Unë po bëj gati 25 vjet këtu.

Djalë shumë i mirë për mua. E shikoja gjithmonë këtu jashtë që rrinte dhe nuk ngacmonte njeri. Nuk di gjë për arrestimet e tij më parë. Nga ai djalë nuk kemi pasur shqetësime asnjëherë. Këtu rrija unë përballë e ke“, tha ajo.

Polici që kreu vrasjen po mbahet i shoqëruar në komisariat. SHÇBA po sheh nëse veprimet e policisë janë brenda protokollit të nevojshëm.

Vendi ku ndodhi ngjarja është një rrugicë “qorre”. Kamerat e sigurisë do të shikohen dhe SHÇBA do të vërejë nëse kemi të bëjmë me tejkalim të kompetencave të policisë apo jo.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:45 të mëngjesit në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ku 25-vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar për vdekje nga një polic, pasi nuk i është bindur urdhrit të këtij të fundit për të ndaluar.

Rasha, pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar pas disa thirrjeve, ka tentuar të largohet me vrap duke i drejtuar punonjësit të policisë një send të fortë që është dukur si armë zjarri. Duke qenë se rruga ka qenë pa ndriçim, polici ka dyshuar se sendi që i është drejtuar ka qenë armë zjarri, dhe në ato momente e ka qëlluar të riun me plumb, si pasojë e të cilit ka ndërruar jetë në spital.

Lexo edhe :  "Përçartje patriotike!"/ Rama nxjerr videon e Berishës duke ‘kërcyer’ me Belerin

Pas këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe zonës përreth policia ka njoftuar se ka gjetur një armën e zjarrit që mbante i riu. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë me një krehër me fishekë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Të jesh Papë, 12 fakte befasuese që nuk i paskemi ditur!

Vetëm 1 ditë pas Pashkëve, u nda nga kjo jetë Papa Françesku (21 Prill 2025) ose Jorge Mario Bergoglio, si...

“S’jemi në kohën e Saliut”, Hoxha debat me Manjën: Ju nuk duhet të flini natën…

Një debat mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe analistit Artan Hoxha sonte në studion e “Opinion”. Fillimisht për dosjet “stok” në gjykata. Ulsi Manja:...

“Jetoj në pallatin e Enver Hoxhës”- Shehi: Nuk i kam vjedhur asnjë gozhdë këtij shteti!

Dashamir Shehi, i cili në këto zgjedhje garon nën siglën e koalicionit “Djathtas për Zhvillim” thotë se qëllimi është që ti tregojnë qytetarëve se...

LaCivita ndez debat në Australi! Pretendon se këshilloi kandidatin opozitar, por…

Chris LaCivita, një nga arkitektët e fitores së Donald Trump, i kontraktuar edhe nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 11 majit, pretendon se ka...

Avioni i vogël rrëzohet në Itali, përfundon në depon e një magazine, një i vdekur

Një avion i vogël është rrëzuar në Umbria, ku një prej dy personave në bord ka mbetur i vdekur. Avioni u rrëzua në provincën e...

Lajme të tjera

Web TV