Shkon në mbi dy mijë numri i të vdekurve me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Maqedonia e Veriut të mërkurën ka regjistruar 46 viktima me COVID-19, që paraqet shifër rekord të të vdekurve brenda një dite, që nga paraqitja e rastit të parë me koronavirusin e ri, në shkurt të vitit 2020.

Viktimat janë 19 nga Shkupi, 5 në Prilep, nga 3 në Strugë, Ohër dhe Strumicë, në Tetovë dhe Kërcovë nga 2 ndërsa numër më i vogël në 9 qytete tjera.

Numri i përgjithshëm i viktimave tani ka arritur në 2.023, prej tyre 636 janë në Shkup, 168 në Tetovë, 157 në Prilep, 143 në Kumanovë, 116 në Gostivar, Veles 107, Strugë 106 ndërsa numër më i vogël se 100 të vdekur në 25 qytete tjera.

Numri i lartë i vdekjeve është edhe si rezultat i protokolleve që Ministria e Shëndetësisë po zbaton në rastin e sëmundjes COVID-19. Në Maqedoninë e Veriut të gjitha personat që vdesin si pasojë e sëmundjeve tjera, por që janë të diagnostikuar edhe me COVID-19, regjistrohen si të vdekur nga koronavirusi.

“Në fillim të pandemisë vendosëm që të gjithë njerëzit që vdesin nga ndonjë sëmundje tjetër, t’i regjistrojmë me COVID-19, pasi në analizat pas vdekjes, kishin rezultuar si të infektuar me koronavirusin e ri. Ata nuk kanë humbur jetën me fajin e mjekëve pasi një numër i lartë i të vdekurve janë sjellë në spitale shumë vonë, dhe disa prej tyre kanë vdekur rrugës për në spital”, pati deklaruar mjeku infektolog, Zharko Karaxhoski, kryetar i Komisionit për Sëmundje Infektive.

Në Maqedoninë e Veriut me COVID-19 janë diagnostikuar 69.954 persona, prej tyre 46.325 janë shëruar ndërsa 21.579 janë aktiv.rel

 

Të fundit

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku...

Britania e Madhe: Gati të dërgojmë trupa për Ukrainën

Mbretëria e Bashkuar ka shprehur gatishmërinë për të dërguar trupa dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore dhe protet e Ukrainës. Britania e Madhe thekson se...

Digjen katër automjete të ushtrisë gjermane, zjarr i qëllimshëm

Katër automjete të parkuara të ushtrisë gjermane u dogjën plotësisht në orët e para të së martës në Kassel. Sipas hetimeve të deritanishme të policisë...

U helmuan nga ushqimi, shënohet viktima e dytë në Itali

Një ngjarje tragjedi është regjistruar në qytetin italian të Cagliarit, ku kanë mbetur dy viktima pas helmimit në një festiva. Helmimi ushqimor ndodhi gjatë festivalit...

Takimi Zelensky-Putin, në skenë del… Budapesti

Shtëpia e Bardhë po e shqyrton kryeqytetin hungarez Budapestin si një vend për të pritur një samit të mundshëm trepalësh midis Presidentit të SHBA-së...

Lajme të tjera

Web TV