Hakerët vjedhin të dhënat e vaksinës së kompanisë amerikane Pfizer

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer dhe kompania partnere gjermane BioNTech njoftuan të mërkurën se dokumenta që kanë të bëjnë me zhvillimin e vaksinës për COVID-19 ishin marrë në mënyrë të paligjshme gjatë një sulmi kibernetik ndaj agjencisë rregullatore evropiane.

Agjencia Evropiane për Mjekimet (EMA), e cila vlerëson ilaçet dhe vaksinat për Bashkimin Evropian, tha disa orë më parë se ishte bërë objekt i një sulmi kibernetik, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Kompanitë Pfizer dhe BioNTech thanë se nuk besojnë të jenë kompromentuar të dhënat personale të pjesëmarrësve në prova dhe se EMA “ka ofruar garanci se sulmi nuk do të ndikojë tek koha për dhënien e vlerësimit për vaksinën”.

Nuk ishte menjëherë e qartë se kur ose si ndodhi sulmi, kush ishte përgjegjës ose çfarë informacioni tjetër mund të ishte komprometuar.

Të dyja kompanitë thanë se ishin informuar nga EMA “se agjencia i është nënshtruar një sulmi kibernetik dhe se disa dokumente në lidhje me dokumentacionin rregullator për vaksinën kandidate të Pfizer dhe BioNTech për COVID-19 … ishin marrë në mënyrë të paligjshme”.

Ata shtuan se “asnjë sistem i BioNTech ose Pfizer nuk është dëmtuar në lidhje me këtë incident dhe ne nuk jemi në dijeni që ndonjë pjesëmarrës i studimit të jetë identifikuar përmes të dhënave të marra”.

Një zëdhënëse e BioNTech nuk pranoi të komentojë më tej. Kompania Pfizer nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për komente të mëtejshme.

Vaksina Pfizer-BioNTech është ndër pretendentët kryesorë në një garë globale për të mposhtur COVID-19. Ajo tashmë po jepet në Britani, e cila javën e kaluar miratoi vaksinën për përdorim emergjent.

Por vaksina është ende duke u studiuar nga Bashkimi Evropian. EMA ka thënë se do ta përfundojë shqyrtimin e saj deri më 29 dhjetor, megjithëse ka thënë se kjo mund të ndryshojë.

Lexo edhe :  Jeta e natës në krizë? Mbyllen masivisht klubet në SHBA dhe Europë

Deklarata e EMA-s jep pak detaje rreth sulmit, duke thënë vetëm se ajo po hetonte me ndihmën e organeve të zbatimit të ligjit.

“EMA nuk mund të japë detaje shtesë ndërsa hetimi është duke vazhduar. Informacione të mëtejshme do të bëhen të disponueshme në kohën e duhur”, tha agjencia në një deklaratë.

Përpjekjet e piraterisë kibernetike kundër institucioneve të kujdesit shëndetësor dhe mjekësor janë intensifikuar gjatë pandemisë COVID-19 ndërsa sulmuesit, duke filluar nga spiunët e mbështetur nga shteti dhe deri te kriminelët kibernetikë, përpiqen të marrin informacion.

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar më parë në lidhje me akuzat se hakera të lidhur me Korenë e Veriut, Korenë e Jugut, Iranin, Vietnamin, Kinën dhe Rusinë janë përpjekur në raste të veçanta të vjedhin informacione në lidhje me virusin dhe kurat e mundshme.

Agjencia Reuters ka dokumentuar se fushatat e spiunazhit kishin në shënjestër një mori kompanish farmaceutike dhe të zhvillimit të vaksinave duke përfshirë Gilead, Johnson & Johnson, Novavax dhe Moderna. Agjencitë rregullatore dhe organizatat ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë gjithashtu janë sulmuar vazhdimisht.

Vjedhja e informacionit rreth mënyrës së prodhimit të një vaksine fituese dhe efektive – apo edhe thjesht mbledhjes së informacionit rreth mënyrës se si ajo do të shpërndahet – do të ishte thesar informacioni për shërbimet e zbulimit ndërsa bota lufton me një nga pandemitë më të dëmshme që mund të mbahet mend.

Virusi i rrugëve të frymëmarrjes, i cili u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019, ka infektuar më shumë se 68 milionë njerëz në të gjithë botën, sipas një përllogaritjeje të agjencisë Reuters. Më shumë se 1.5 milion njerëz kanë vdekur.

Të fundit

Mund ta ndjekin shtetet e tjera, pse Franca po e njeh shtetin e Palestinës?

Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi më 25 korrik se do të njohë shtetin palestineze, duke shkaktuar kritika të ashpra...

Martesa në kohën e emigracionit, një sport ekstrem i rrezikshëm 

Nga Leonard Veizi Të martohesh në Shqipëri, duket se po kthehet në një sport ekstrem, një sfidë që vetëm më të guximshmit dhe më të...

Zelenskyy zbret në Uashington, Trump: Hiq dorë nga Krimea dhe NATO

Volodymyr Zelenskiy dhe udhëheqësit evropianë do të takohen me Donald Trump në Uashington për të hartuar një marrëveshje paqeje mes frikës se presidenti amerikan...

Amnesty International akuza Izraelit: Po shkaktoni uri të qëllimshme në Gaza

Grupi për të drejtat e njeriut, Amnesty International, akuzoi Izraelin se po aplikon “një politikë të qëllimshme” për të shkaktuar uri në Gazë, teksa...

Sot konkursi për degën Mjekësi e Përgjithshme, zbardhen detajet

Sot nis konkursi për degën Mjekësi e Përgjithshme në Shqipëri. Burime për A2 CNN bëjnë me dije se ky konkurs zgjat 5 ditë, deri...

Lajme të tjera

Web TV