Japonia shënon shifër rekord të rasteve të reja me koronavirus

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Japonia ka regjistruar shifër rekorde të rasteve ditore me koronavirus. Të mërkurën shënoi 2.811 raste të reja, që është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.

Përpos këtij rekordi, gjatë kësaj periudhe u regjistrua edhe numri më i lartë i personave me simptoma serioze të sëmundjes Covid-19, që ishte 555.

Shifra rekorde të rasteve u regjistruan në gjashtë nga 47 rajonet e Japonisë, përfshirë destinacionet e famshe turistike, Kyoto dhe Kagoshima.

Kryeqyteti Tokio të mërkurën regjistroi 572 raste të reja, që është shifra e dytë më e lartë prej fillimit të pandemisë. Rekordi i mëparshëm u shënua të shtunën më 584 raste për 24 orë.

Rritja e numrit të rasteve në nivel kombëtar, të cilin ekspertët po e cilësojnë si valë të tretë, ka nxitur thirrje qe qeveria ta pezullojë një program për nxitjen e turizmit.

Shtimi i rasteve pritet edhe në ditët e ardhshme, kur shumë japonezë kthehen në vendlindjet e tyre për t’i kaluar ditët e pushimit gjatë Vitit të Ri me familjet e tyre.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar,...

Shërbeu në vitet e luftës në Ukrainë, largohet nga detyra në Kiev ambasadorja e SHBA

Ambasadorja e SHBA-së në Ukrainë, Bridget Brink do të largohet nga detyra e saj, tha sot një zëdhënës i Departamentit të Shtetit për CNN Dorëheqja...

Ndalohen dy “skifterat shqiptarë” në Zvicër, njëri i kërkuar për vjedhje

Hetuesit e Policisë Kantonale të Zyrihut arrestuan dy hajdutë të dyshuar në zonën kufitare midis kantoneve të Zyrihut dhe St. Gallenit. Sipas informacioneve, hetuesit ndoqën...

OBSH kërkon më shumë angazhim në luftën kundër fruthit

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për përpjekje më të mëdha në luftën kundër fruthit, i cili është përhapur në 58 shtete, përfshirë...

Makina e kohës e 11 majit

Nga Ylli Pata Nesër nis zyrtarisht fushata elektorale e vitit të 35 pas rrëzimit të komunizmit. Në garë për të fituar zgjedhjet është po ai...

Lajme të tjera

Web TV