Mblidhet për herë të parë Komisioni për raportin e Dick Marty

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty.

Në prezantimin e parë, kryetari Ulsi Manja tha se komisioni do të përbëhet nga 9 anëtare.

Më tej ai ka prezantuar edhe fokusin e punës së këtij Komisioni dhe ku do të konsistojnë çështjet kryesore që do të trajtohen.

“Komisioni i Posaçëm i ngritur me vendimin nr. 71 të vitit 2020 në Kuvendin e Shqipërisë nuk është komision hetimor. Nga pikëpamja formale dhe procedurale, veprimtaria e këtij komisioni bazohet në rregullohet në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë. Rregullat e punës së këtij komisioni do t’i nënshtrohen rregullave 21 dhe 22 të Kuvendit të Shqipërisë. Është një komision ekuivalent me komisionet e përhershme të Shqipërisë. Do të jetë një komision i përkohshëm, me kohëzgjatje 3 mujore. Në fokus do të ketë një nga aspektet kryesore të veprimparisë parlamentare, që lidhet me kontrollin parlamentar.

Pas prezantimit të raportit të Dick Maryt, KE i kërkon autoriteteve të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të vërtetuar të gjitha të dhënat e publikuara në raportin e Dick Marty. Të gjitha pretendimet e ngritura në raportin e Dick Marty. Veprimtaria e këtij komisioni lidhet me kontrollin parlamentar se si autoritetet kanë zbatuar ligjin lidhur me këto pretendime.

Fokusi i punës tonë do jetë zbatimi i ligjit nr. 53 viti 2012, nga institucionet shqiptare në lidhje me autorizimet që ka dhënë kuvendi në këtë ligj për të verifikuar të dhënat në raportin e Dick Marty.

Komisioni do të vlerësojë gjetjet dhe do të miratojë dokumentin me sugjerimet përkatëse nga ky Komision”,- tha Manja.

Relatore të Komisionit u caktuan Klotida Bushka dhe Elena Xhina..

Të fundit

Vijojnë spekulimet për shëndetin mendor të Biden gjatë…

Senatori, duke folur në Fox News, denoncoi gjithashtu një përpjekje për të mbuluar gjendjen mendore të Biden nga Shtëpia...

Pse duhet të qëndrojë Berisha në krye të PD-së

Nga Lorenc Vangjeli Zgjedhjet politike janë instrumenti më i mrekullueshëm i demokracisë për të zgjidhur krizat. Për paradoks, Shqipëria hyn në krizë sa herë që...

Bardhi kërkesë urgjente Begajt: Ndaloni përfshirjen e Presidencës në procesin zgjedhor

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i ka kërkuar Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të mos ndërhyjë përmes kabinetit të tij,...

‘Më 12 maj do vijë era shtet’, VIDEO e Flamur Nokës bëhet virale në rrjet

Sali Berisha dhe Flamur Noka betoheshin para zgjedhjeve, se nuk do të lejonin asnjë shkelje në 11 maj dhe do të fitonin zgjedhjet. Madje, Flamur...

Mbi 7 mijë vizitorë në vit, Llixhat e Elbasanit shtojnë turizmin kurativ

Banjat e Elbasanit, të njohura ndryshe edhe si llixhat, nga vit në vit po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë, kryesisht mosha e tretë,...

Lajme të tjera

Web TV