Një gazetare afgane vritet bashkë me shoferin e saj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një gazetare afgane dhe shoferi i saj u vranë të enjten nga sulmues të paidentifikuar në provincën Nangarhar.

Zëdhënësi i provincës, Attaullah Khogyani, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se Malala Maiwand, folëse në Televizionin Enikass, u vra së bashku me shoferin, gjatë rrugës për në punë, në qytetin Xhalalabad.

Maiwand ka punuar për televizionin privat për rreth tetë vjet.

Ajo ka qenë edhe aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në Afganistan.

Sediq Sediqii, zëdhënës i presidentit afgan, Ashraf Ghani, tha se vrasja e Maiwandit “është një sulm tronditës dhe i neveritshëm terrorist”.

“Dhuna e pakuptimtë kundër njerëzve tanë duhet të marrë fund”, shkroi ai në Twitter.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup.

Edhe militantët talibanë, edhe ata të grupit Shteti Islamik janë aktivë në provincën që kufizohet me Pakistanin.

Vrasja e Maiwandit vjen vetëm pak javë pasi gazetari i Radios Evropa e Lirë, Mohammad Ilyas Dayee, ka vdekur në provincën jugore të Helmandit, pas shpërthimit të një bombe të vendosur në makinën e tij.

Sipas Reporterëve pa Kufij – organizatë për lirinë e mediave – Afganistani është një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët.

Së paku dhjetë gazetarë dhe punonjës të tjerë të mediave janë vrarë vitin e kaluar në Afganistan./REL

Të fundit

Protestat në Izrael/ Netanyahu: Kam marrë kërcënime me vdekje!

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, kritikoi ashpër të mërkurën policinë për dështimin e saj në menaxhimin e protestave masive pranë...

1944 – Fundi i Luftës së Vazhdueshme, armëpushim mes Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik

Lufta midis Finlandës dhe Bashkimit Sovjetik në vitet 1941–1944 është e njohur në historigrafinë ndërkombëtare si Lufta e Vazhdueshme (Continuation War), pasi ajo pasoi...

Horoskopi ditor, 4 Shtator 2025

Dashi Me Venusin ne krah gjate kësaj dite, gjithçka do shkoje me se miri sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te gatshëm te...

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025. Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet...

Hamasi: Gati për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe lirimin e pengjeve

Në një deklaratë zyrtare, Hamasi njoftoi gatishmërinë e tij për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për t'i dhënë fund luftës dhe për të liruar...

Lajme të tjera

Web TV