“Paçi veç ditë të lumtura”/ Babai i Klodian Rashës mesazh protestuesve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas disa orësh proteste para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, qindra protestues marshuan mbrëmjen e kaluar, rreth mesnatës, drejt banesës së 25-vjeçarit Klodian Rasha, që u vra nga policia.

Pasi kanë mbërritur te banesa e të ndjerit, ka qenë babai i 25-vjeçarit, Qazim Rasha, që i prekur tej mase ka dalë dhe ka falënderuar protestuesit, duke iu uruar që të kenë vetëm ditë të lumtura në familjet e tyre dhe të mos kalojnë atë që po kalon ai vetë.

Ju lutem, mos më vini gjëra që nuk e kam në karakterin tim, familjen time, fisin tim. Jam një qytetar, prej 50 vitesh banor i Tiranës, i kam shërbyer vendit, shtetit, kam punuar me ndershmëri.

Gëzoj respektin e familjes, të lagjes, të të gjithëve. Mos më vini, se unë nuk i shërbej askujt, vetëm familjes, ashtu siç duhet t’i shërbeni edhe ju. Mos më rëndoni me gjëra e lloj lloj formave, që nuk i imagjinoj, pse duhet bërë, kur është e qartë. Ju falënderoj të gjithëve, paçi të gjithë veç ditë të lumtura, jo këtë që kam unë”, iu tha babai i viktimës protestuesve.

Protesta filloi pasditen e të mërkurës dhe vijoi deri në orwt e mbrëmjes, Në parullat e tyre protestuesit kërkuan “Drejtësi për Klodianin” dhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi. Në parullat e tyre demonstruesit e cilësonin demokracinë në Shqipëri “jo funksionale dhe fallco”.

Protesta kaloi nga paqësore në dhunë ndaj policisë dhe institucioneve shtetërore. Tensionet me policinë nisën para Ministrisë së Brendshme, kur protestuesit qëlluan  me sende të forta  godinën e kësaj Ministrie dhe me hurma, frutin që kishte në duar i riu Klodian Rasha, kur u qëllua me armë zjarri.

Lexo edhe :  Sondazhi me turistët, cilat janë pjatat dhe pijet e tyre të preferuara në Shqipëri

“Hurmat nuk vrasin” lexohej në parullat e protestuesve. Protestuesit i vunë flakën Pemës së Krishtlindjeve në Sheshin Skënderbe.

Lidhur me protestën Policia ka njoftuar se janë arrestuar 3 organizatorë të saj, një 21-vjeçar dhe 29-vjeçar nga Tirana si dhe një 23-vjeçar nga Durrësi.

Mbi ta rëndojnë 6 akuza tashmë nga organizimi një tubimi të paligjshëm deri tek mosbindja ndaj urdhrit të Policisë. Ndër të tjera janë proceduar edhe 4 persona kurse në kërkim janë shpallur 8 të tjerë, mes tyre Stresi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Kush do jetë lideri i ri i Bayern? Emrin e gjen Thomas Muller

Kush mund të jetë lideri i ardhshëm i Bayern? Legjenda e klubit, Thomas Muller, ka një parashikim. Gjermani i ka...

Ndeshja Teuta – Dinamo City shtyhet për në 5 shtator

Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se ndeshja Teuta – Dinamo City, e vlefshme për javën e parë të kampionatit “Abissnet Superiore”,...

Ideja e re e Trump: Putin dhe Zelensky të takohen pa praninë time

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se udhëheqësit e Rusisë dhe Ukrainës duhet të takohen kokë më kokë përpara një samiti të mundshëm...

Zjarret na tregojnë ku çalojmë: mungesa në mjete, efektivë dhe infrastrukturë

Situata e zjarreve në vend, pavarësisht reagimit dhe angazhimit maksimal të punonjësve të zjarrfikësve, ka nxjerrë në pah në mënyrë të përsëritur edhe mangësitë...

Nga Shkodra deri në Konispol, 7 viktima nga aksidentet në 20 ditë

Shtatë viktima nga aksidentet rrugore. Ky është bilanci tragjik i 20 ditëve të para të gushtit. Tre prej viktimave janë shënuar në Fier. Ky...

Lajme të tjera

Web TV