“S’kam patur marrëdhënie të ngrohta”/ Befason Lleshaj: Nuk do të dorëhiqesha po të ma kishte kërkuar Rama!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm në detyrë, Sandër Lleshaj dha sot dorëheqjen nga posti, ndërsa kjo lëvizje po komentohet më së shumti si urdhër i kryeministrit Edi Rama.

Në një lidhje me Skype për “Open”, Lleshaj mohoi kategorikisht se kjo ishte kërkesë e Ramës, madje habiti ndërsa tha se nëse do ja kishte kërkuar kryeministri, nuk do ta kishte dhënë dorëheqjen.

“Nuk besoj se do ta kisha dhënë po të ma kishte kërkuar. Vendimet e mi ai marr sipas pikëpmajeve të mia morale”, tha Lleshaj.

Ai mori këtë vendim pas vrasjes së të riut Klodian Rashës nga një polic dy ditë më parë, duke theksuar se motivi kishte qenë moral.

Ndërkohë, më herët për ‘Opinion’ ai tha se mes tij dhe kryeministrit nuk ka patur kurrë raporte të ngrohta me Ramën.

“Nuk jam një person që hiqem qafe lehtësisht. Nuk kam patur marrëdhënie të ngrohta me kryeministrin dhe nuk mbaj marrëdhënie të ngrohta me shumë njerëz. Kam patur një marrëdhënie profesionale, korrekte. Është marrëdhënie intelektuale, profesionale, njerëzore dhe është një model shumë i mirë i raportit mes Ministrit të Brendshëm dhe Kryeministrit të një vendi. Një marrëdhënie krejt profesionale, e pacenuar nga asnjë lloj raporti tjetër.”, pohoi Lleshaj.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Nesër i jepet lamtumira Dhimitër Anagnostit, homazhet do mbahen në Teatrin e Operas

Regjisori Dhimitër Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit ditën e martë. Homazhet do të mbahen në...

Turisti rumun vjedh motorin, pronari e ndjek me shokët! Denoncon se u rrah pa shkak

Një rumun 36 vjeçar i cili po kalonte pushimet në Shqipëri, denoncoi në polici se u dhunua nga disa persona të paidentifikuar në qytetin...

“Duhet të jemi miq përpara se të jemi aleat”/ Rama: Duhet kujdes me armatosjen!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Forumin Strategjik të Bledit ku foli mes të tjerash, për armatosjen e BE. Ai u shpreh se duhet të...

1 Shtator 1983 – Rusët rrëzojnë avionin civil të Koresë së Jugut, vdesin 269 persona

Më 1 shtator 1983, një avion civil i linjës ajrore Korean Air Lines, me numrin e fluturimit KAL 007, u qëllua dhe u rrëzua...

Rama në forumin e Bledit: Jemi besnikë të BE! Marta Kos e do Shqipërinë në Union

Kryeministri Edi Rama merr pjesë në edicionin e 20 të Forumit Strategjik të Bledit në Slloveni, në diskutimin mbi rolin e shteteve dhe të ardhmen e...

Lajme të tjera

Web TV