U plagos në protestë/ Polici i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, rrezikon njërin sy

Ministria e Shëndetësisë jep informacion të përditësuar për gjendjen e policëve dhe protestuesve të lënduar nga protesta e një dite më parë, përkatësisht 16 policë dhe 2 protestues.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se, gjatë mbrëmjes së djeshme, deri pas mesnate, kanë marrë shërbim në spitalet universitare të Tiranës 16 të lënduar në protestën e dhunshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Janë trajtuar 16 punonjës të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka dëmtime serioze të syrit.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, punonjësi i policisë me inicialet F.A., 36 vjeç, i është nënshtruar ndërhyrjes së parë kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, pas dëmtimit të rëndë në sy.

Referuar mjekëve që kryen ndërhyrjen, 36 vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë. Ndërsa të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, pas trajtimit mjekësor./Bl.Ba/Fjala.al