Greqia “lëshon pe” për fundvit! Çfarë hap për Krishtlindje, 3 ditë karantina e detyruar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Greqia do të ndërmarrë disa masa lehtësuese përgjatë periudhës së Krishtlindjeve, deri në datën 7 janar.

Ka qenë zëdhënësi i qeverisë greke ai që i ka bërë me dijeni masat në fjalë, teksa ndodhej në një konferencë më ministrin e Zhvillimit. Kështu nga e hëna do të hapen floktoret, libraritë dhe shërbimet teknike të automjeteve.

Ndërkohë ditën e Krishtlindjeve do të hapen kishat dhe ditën e Ujit të Bekuar, pra më 6 janar kishat e vogla dhe 25 mitropolite.

Po kështu, ora policore nga 21.00-5.00 ka ndryshuar në 22:00 – 5:00. Gjithashtu do të çelin dyert dyqanet e pakicës, por vetëm duke i blerë në mënyrë elektronike mallrat dhe duke e marrë produktin jashtë derës së dyqanit.

Ndryshon, gjithashtu, afati i karantinës për vizitorët nga jashtë vendit, për festat. Nga 10 ditë, karantina e detyruar do të jetë 3 ditë.

Zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas, nuk ka theksuar nëse do të ketë përjashtime për të ardhurit nga vende me shifra të larta të infektuarish apo dallime të kufirit ajror me atë tokësor.

Nuk do të lejohet qarkullimi në zona apo qytete të ndryshme të Greqisë. Në taksi lejohet vetëm 1 pasagjer, përveç rasteve të prindit me fëmijë të mitur.

Përsa i përket festimit, do të lejohet në ambiente familjare, deri në 7 veta në çdo shtëpi./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV