Jonida Maliqi për protestuesit: Si huliganë dhe kafshë…

Këngëtarja Jonida Maliqi përmes një postimi në rrjetet sociale ka dënuar sjelljen e protestuesve duke shkruar se kjo nuk është mënyra e duhur për të kërkuar drejtësi.

Sipas Maliqit, kjo nuk ishte aspak normale dhe e duhura, ka mënyra të tjera për të kërkuar drejtësi, ku përmes një postimi në Instastory, ajo shprehet se; kjo sjellje  është prej huliganësh dhe kafshësh.

“Ishte e tmerrshme ajo që i ndodhi Klodianit dhe jam e sigurt që drejtësi do të ketë, por pse të sillemi si huliganë në vend që të protestojmë paqësisht? Të sillemi si kafshë…

Kjo nuk është zgjidhje e problemit, kjo është injorancë”, kështu ka shkruar Jonida.

Kujtojmë se prej dy ditësh vendi është përfshirë nga protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie./r.g/fjala.al