Kosovarët tërheqin kursimet, për 30 minuta mbi 30 mijë persona bëjnë lëvizjen e papritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbi 30 mijë persona kanë aplikuar vetëm për 30 minuta në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës, për të tërhequr 10 për qind të kursimeve pensionale, tha për Radion Evropa e Lirë, kryesuesi i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale, Ruzhdi Morina.

“Për 10 minuta rreth 1,000 qytetarë po aplikojnë për të tërhequr kursimet” tha ai duke shtuar se aplikimi është duke shkuar shumë mirë dhe për këtë janë krijuar disa linqe.

Njëri prej tyre është funksionuar pas atyre që janë konsideruar sulme kibernetike ndaj faqes kryesore që ishte krijuar për tërheqje të fondeve.

Procesi i aplikimit online ishte paraparë që të niste nga ora 15:00, por për shkak të sulmit, mundësitë tjera janë vënë në funksion para orës 16:00.

Sa i përket këtij incidenti, Morina ka thënë se autoritetet nuk kanë njohuri prej nga ka ardhur sulmi.

Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomikeqytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin.

Aplikimi online do të zgjasë katër muaj.

Të gjithë të punësuarit në Kosovë paguajnë 10 për qind kontribute pensionale nga paga e tyre: pesë për qind të shumës së përgjithshme të pagës e paguan punëdhënësi nga buxheti i tij, kurse pesë për qind paguhet nga paga e punëtorit.

l.m/Fjala.al

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV