Merr fund kërkimi për stolin kurbinas, Shpëtim Duro, trajneri i ri i Laçit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Laçi ka gjetur trajnerin e saj të ri dhe ai do të jetë Shpëtim Duro. Një gjë të tillë e kanë konfirmuar të premten në mbrëmje posaçërisht për Fjala.al burime zyrtare pranë klubit kurbinas, ndonëse kjo ende nuk është shpallur zyrtarisht.

Në fakt, pas largimit në ditët e fundit të nëntorit të trajnerit Armand Cungu, teksa nën drejtimin e tij skuadra mori vetëm 3 pikë në 4 javë, stoli i Laçit kishte mbetur bosh dhe fillimisht, drejtimin e mori veterani Stavri Nica, i cila e udhëhoqi ekipin drejt fitores 6-1 në shtëpi ndaj Apolonisë dhe drejt barazimit 1-1 në Korçë përballë Skënderbeut.

Ndërsa në humbjen minimale, 0-1 në shtëpi përballë Tiranës, skuadrën kurbinase e drejtori ndihmëstrajneri Klevis Hima. Dhe, përtej zërave se në stolin laçjan po vinte një emër i njohur ndërkombëtarisht, si austriaku Peter Pakult, duket se presidenca kurbinase ka zgjedhur një emër të njohur të stolave shqiptarë, si Shpëtim Duro.

60-vjeçari ka drejtuar një numër të madh skuadrash në Shqipëri, që nga viti 1999, të tilla si Bylisin, Dinamon, Apoloninë, Partizani, Besën, Skënderbeun, Vllazninë, Flamurtarin dhe, së fundmi, Kukësin, ndërsa ka drejtuar edhe dy herë Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut dhe Dritën e Gjilanit në Kosovë.

Ai ka qenë për një edicion edhe ndihmëtrajner i Kombëtares kuqezi, në periudhën 2006-2007. Duro e merr Laçin me vetëm 7 pikë të grumbulluara në po aq javë, teksa mban vendin e 7-të në renditje, 9 pikë pas Vllaznisë kryesuese.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe...

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Bankat në vend fituan gati 18 miliardë lekë apo rreth 180 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Shuma që 11 institucionet financiare...

Me SIGAL dhe siguracionin KASKO, udhëtimi juaj bëhet më i sigurt

Çdo drejtues automjeti papritur mund të bëhet pjesë e një aksidenti rrugor. Vetëm shërbimi i ambulancës raporton mesatarisht 13 aksidente në ditë. 300 aksidente...

Lajme të tjera

Web TV