14 të vdekur dhe 788 të infektuar me Covid-19 në Shqipëri në 24 orë

Në 24 orët e fundit 14 pacientë nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me koronavirusin, duke e çuar në 1003 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 788 raste të reja me koronavirus, ku rekordin e mban Tirana me 222, ndërkohë që numri i rasteve aktive është 22.707.

Njoftimi i Ministrisë:

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet dhe të shmangin çdo dalje të panevojshme, të mbajnë maskën dhe të kujdesen për higjienën personale, për të kufizuar përhapjen e COVID-19.

Ju bëjmë me dije se 24 orët e fundit situata paraqitet si vijon:

Janë kryer 2501 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 788 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

222 raste në Tiranë, 111 në Shkodër, 77 në Fier, nga 34 raste në Krujë, Lezhë, 31 në Berat, 27 në Sarandë, 21 në Vlorë, 19 në Durrës, 18 në Librazhd, nga 16 raste në Gramsh, Mat, 15 në Kavajë, nga 14 raste në Korçë, Elbasan, nga 13 raste në Lushnje, Tepelenë, nga 11 raste në Peqin, Has, 10 në Përmet, nga 8 raste në Mirditë, Pogradec, 7 në Delvinë, nga 5 raste në Mallakastër, Gjirokastër, nga 4 raste në Skrapar, Dibër, Pukë, Kurbin, nga 3 raste në Kukës, Kolonjë, nga 2 raste në Devoll, Malësi e Madhe, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 300 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 24.820 që nga fillimi i epidemisë.

Numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.

Megjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk ka arrtitur të fitojë betejën me sëmundjen prof. Mihal Kërçi, mjeku i njohur anestezist, i cili ka patur një kontribut të çmuar në mjekësinë shqiptare. Kanë humbur jetën edhe 13 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Divjaka, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Mirdita, të moshave 43-83 vjeç.

Lexo edhe :  Shqipëria jo në Beograd/ Federata Serbe kërkesë në UEFA: Të luajmë në Leskovac

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë me mjekun e familjes, për t’u referuar për testim, ndjekje të vazhdueshme dhe për rimbursimin e barnave të trajtimit ambulator në banesë

Telefononi linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar me mjekun tuaj të familjes. Telefononi Urgjencën Kombëtare 127 kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (13 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         788

Të shëruar ne 24 orë      300

Të shtruar në spitale      454

Humbje jete në 24 orë   14

Testime ditore              2.501

Testime totale           221.676

Raste pozitive            48.530

Raste të shëruara       24.820

Raste Aktive             22.707

Humbje jete              1003

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   12162

Fier                        1747

Durrës  1402

Korçë    1157

Vlorë     1146

Shkodër                1139

Elbasan                 964

Berat     843

Lezhë    823

Gjirokastër  550

Kukës    448

Dibër     326