Ish-legjendës italiane të futbollit i vjedhin shtëpinë ditën e varrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e varrimit të mbajtur në Katedralen e Viçencës, ndërsa e gjithë Italia po i jepte lamtumirën e fundit ish-legjendës së futbolit, Paolo Rossi, hajdutën kanë hyrë në shtëpinë e “Pablitos” në Bucine, në fshatin toskan në provincën e Arezzos.

Për të kuptuar se çfarë ndodhi, edhe para se gruaja e tij Federica të kthehej nga Viçenca, ishte një mik i familjes i cili, pasi kishte gjetur shtëpinë të kthyer me “kokë poshtë” (sipas asaj që është konstatuar deri më tani, hajdutët hynë duke thyer një dritare të shtëpisë), lajmëroi menjëherë policinë.

Midis objekteve që mungojnë, janë disa bizhuteri, përfshirë një orë të Rossi-t. Sipas policisë, nuk duket se sendet sportive janë vjedhur.

Ditën e djeshme janë bërë homazhe nga mijëra tifozë të tij, ndërsa atij i është dhënë lamtumira e fundit. Ish-kampioni i Botës me Italinë në futboll, Paolo Rossi, prej muajsh vuante nga sëmundja e kancerit./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

“Djegia e kazanëve me plehra, fenomen mesjetar shqiptar”

Nëse ligji nuk vepron dhe ndëshkon, i nxit më shumë shkelësit apo inkurajon që të vijojnë në praktikën e tyre të kundravajtjes penale. Kjo shpjegon...

Lookman i pamundur, Inter piketon yllin e Bundesligës

Inter ka hequr dorë përfundimisht nga Ademola Lookman. Edhe pse ra dakord për kushtet personale me lojtarin dhe gjithçka dukej në rregull, problemi qëndron...

Ushtarët ukrainas po humbin shpresat: “Rusia po rigjenerohet”

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin, në Alaska, përveç pritshmërive ka edhe shumë skepticizëm. Të parët që shprehen për këtë janë ushtarët ukrainas...

Lajme të tjera

Web TV