Mungoi në funeralin e Pele, flet fituesi i Topit të Artë: E kam nderuar kur ishte gjallë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ylli brazilian, Rivaldo, ka treguar pse e hodhi poshtë mundësinë për të marrë pjesë në funeralin e Peles.

Mesfushori në pension ishte një nga shumë futbollistë brazilianë që nuk mori pjesë në funeralin e legjendës pasi Pele u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare. Besohet se më shumë se 230 mijë njerëz morën pjesë në ceremoninë mortorë në Santos, Brazil, për të nderuar vdekjen e tri herë fituesit të Kupës së Botës.

Megjithatë, Rivaldo nuk ishte njëri prej tyre pasi ai shpjegoi mungesën e tij: “Edhe sikur të isha në Brazil, nuk jam i sigurt nëse do të shkoja në ceremony edhe pse e di që Pele ishte më i miri i të gjitha kohërave. Nuk më pëlqen të bëj homazhe në këtë kohë, nuk jam kundër askujt që dëshiron ta bëjë këtë. E takova Pelen, pata disa biseda me të dhe pata rastin ta nderoj kur ishte gjallë.

Kam shfaqur dashurinë dhe admirimin tim për të në çdo moment dhe ai gjithmonë më falenderonte për këtë. Askush nuk do ta ndryshojë respektin dhe admirimin që kisha dhe vazhdoj të kem për të, pavarësisht se nuk shkova në homazhe. Nderimi më i mirë është kur është gjallë, dhe këtë e bëra dhe e kam ndërgjegjen shumë të pastër”, është shprehur Rivaldo.Rivaldo dismisses idea of ​​Pellegrini leading Scratch: 'It's a lack of  respect for Brazilian coaches' - Athletistic

Të fundit

Reforma Zgjedhore/ Celibashi: Vota e emigrantëve të kryhet përmes internetit

Pas mbledhjes së Grupit të Dialogut për Reformën Zgjedhore, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi për mediat se votimi...

Theu vendimin/ Avokati: Berisha provokon, duhen marrë masa të kalohet në ‘arrest me burg’

Sali Berisha ka thyer për të disatën herë vendimin e gjykatës së posaçme. Nën masën e arrestit në shtëpi, Berisha ka futur në banesë...

E RËNDË në Tiranë/ 10-vjeçarja pickohet nga gjarpri në shkollë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, teksa një fëmijë 10 vjeç është pickuar nga gjarpri teksa k qenë në shkollë. Mësohet se...

Greku im

Nga Edison Ypi Nga fundi i beharit '91 komunistat i kishin mbushur tashmë partitë, sigurimistat i kishin pushtuar ambasadat, halabakët i kishin zënë qoshet. Ama edhe...

Hapet kinemaja “Maks Velo”/ Veliaj: Investimet në art e kulturë dhe në periferi

Kinemaja “Maks Velo” i është rikthyer qytetarëve të Laprakës si një hapësirë e re që pulson art dhe kulturë për komunitetin e zonës. Kreu...

Lajme të tjera

Web TV