Kapet me pushkë, armë gjahu, e municion luftarak, arrestohet poseduesi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 37-vjeçar është arrestuar pasi i janë gjetur disa armë zjarri në banesën e tij në Thumanë, Krujë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që disponojnë armë zjarri në banesë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në një banesë në Krujë dhe si rezultat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Thumanë, Krujë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, 2 granata dhe 2 ndezësa, municion luftarak si dhe 1 armë e ftohtë (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

“Lufta” kundër qumështit e hirrës!/ Po ato kontenjerët me drogë që zhdoganohen si banane?

Myslim Murrizi ka komentuar aksionin e radhës të mazhorancës, këtë radhë kundër qumështit dhe bulmetit pa faturë. Ai thotë se...

Po digjte mbeturina në oborrin e tij, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke djegur mbeturina...

Fundi tragjik i ëndrrës amerikane: Vdekja e Xhonn F. Kenedi Jr. në brigjet e Atlantikut

16 Korrik 1999 Në mbrëmjen e 16 korrikut 1999, një avion i vogël privat i tipit Piper Saratoga, me tre persona në bord, u ngrit...

Agjentja sekrete “Trumpenko”, Melania bëhet virale pasi ndikoi tek Trump lidhur me Putin

Melania Trump pushton vëmendjen globale, dhe këtë herë jo për ndonjë look të ri apo event mondan, por ndikim konkret në politikën e jashtme...

“Do ju rrëmbejë zemrën”/ Shqipëria në fokusin e agjencive të famshme turistike

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e agjencive ndërkombëtare turistike, të cilat e cilësojnë vendin si një perlë të fshehur të Ballkanit...

Lajme të tjera

Web TV