Policia për konfliktin në Vlorë: I plagosuri jashtë rrezikut, 3 të shoqëruar, autori në kërkim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Fillimisht u raportua se i plagosuri u qëllua me armë, pasi në vendin e ngjarjes u dëgjuan të shtëna dhe u gjet një gëzhojë dhe një plumb, por policia sqaron se 46-vjeçari me inicialet K. M. u qëllua me një send të fortë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:20 në afërsi të Gjykatës së Apelit si pasojë e një konflikti të çastit. I plagosuri sipas policisë është dërguar për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Tre persona janë shoqëruar deri tani për ngjarjen, ndërsa vijon puna për arrestimin e autorit të plagosjes dhe sqarimit të rrethanave.
l.m/Fjala.al

Të fundit

Ilir Meta u dogj se s’pranoi të dorëzohej si Fatos Nano, do zhduket nga politika!

Teksa politika shqiptare ndodhet në një ndër periudhat më të turbullta dhe të papritura të dekadës së fundit, konspiracionisti...

Njerëzit e “marrosur” pas kukullave Labubu/Kompania kineze kap shifrën rekord të fitimeve

“Vala” globale e çmendurisë për kukullat Labubu, krijesa të vogla, me pamje të çuditshme dhe dhëmbë të mprehtë, po i sjell përfitime rekord kompanisë...

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

Mero Baze Dorëheqjet e zyrtarëve të bashkive socialiste në gjithë Shqipërinë janë pjesë e një aksioni politik të kryeministrit, por nuk janë as detyrim ligjor...

“Lufta” kundër qumështit e hirrës!/ Po ato kontenjerët me drogë që zhdoganohen si banane?

Myslim Murrizi ka komentuar aksionin e radhës të mazhorancës, këtë radhë kundër qumështit dhe bulmetit pa faturë. Ai thotë se përpara se të bëhet kjo...

Po digjte mbeturina në oborrin e tij, i moshuari përfshihet nga flakët dhe ndërron jetë

Një 78-vjeçar ka humbur jetën në mënyrë tragjike mëngjesin e sotëm në fshatin Fushë-Milot, pasi u përfshi nga flakët teksa ishte duke djegur mbeturina...

Lajme të tjera

Web TV