Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, dyshohet për një të plagosur

Të shtëna me armë zjarri raportohen nga qyteti i Vlorës.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka patur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Transballkanike” të Vlorës, ku ka mbetur i plagosur një person. Në vendngjarje janë parë forca të shumta të policisë.

Momentalisht është e paqartë se çfarë ka ndodhur, ndërsa policia ka kryer shoqërimin e një personi pranë një lavazhi në këtë zonë.