Video/ “Vetëm pse jam shqiptar”! Florian Markut i mohojnë fitoren: Turp për gjyqtarin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Boksieri shqiptar Florian Marku doli i tërbuar nga ringu pas përballjes me britanikun Jamie Stewart. Boksieri shqiptar nuk fitoi dhe për këtë fajëson gjyqtarin, i cili sipas tij e nxori barazim 76-76 duelin prej faktit se ai është shqiptar.

Marku pas ndeshjes u shpreh se mori vetëm goditje në doreza dhe vetëm një në kokë, ndaj duhet të triumfonte. Në duelin e zhvilluar kishte dy momente pikante, njëri që në duelin e dytë. Marku e hodhi ‘knock down’ Stewart, i cili u çua në këmbë dhe e vazhdoi betejën.

Momenti tjetër që mori duartrokitjet e publikut që e ndiqte nga TV, ishte në raundin e tetë. Marku e goditi fort anglezin, i cili pa t’i fluturonte nga goja proteza dhe gjyqtari ndali lojën.

Më dhanë një barazim që nuk e meritoja, po e mundja në çdo raund. Urime, nuk u rrëzua. Po a ishte barazim? E hodha në tokë, e munda, ai po vraponte, po çfarë bëri tjetër, më gjuajti në bark, asgjë tjetër”, shpërtheu pas duelit Marku.

Postimi i plotë

Të gjithë e patë sot çfarë padrejtësie më bënë ‘live’ në televizionin anglez, nuk e meritoja. Të gjithë janë habitur dhe komentatorët edhe vetë Stewart. Më të vërtetë kjo s’ka qenë nga performancat e mia më të mira, por e meritoja fitoren, e ula në tokë në raundin e dytë, s’diskutohet fare barazimi.

Kam kaluar shumë gjëra në jetë, edhe kush më njeh, e di mirë se s’dorëzohem gjallë a vdek, deri sa t’ja arrij qëllimit tim. Faleminderit nga zemra te gjithëve që m’keni dërguar gjithë këto mesazhe. Të them të drejtën, se kam pritur. Jeta vazhdon, un brenda meje jam fitues, kurrë s’ishte barazim, as s’ka me qenë edhe pse gjyqtari e shkruajti ashtu, por Zoti e di mas miri.. Unë do vazhdoj më shumë se kurrë, do pushoj 3-4 ditë dhe do përgatitem për ndeshjen e radhës. Faleminderit nga zemra të gjithëve që më keni dërguar gjithë këto mesazhe./Bl.Ba/Fjala.al

Lexo edhe :  Futbolli botëror në zi, ndahet nga jeta kapiteni legjendar që bëri histori me Murinjon

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV