“Më vrisni” / Pamjet dramatike kur burri i armatosur qëllohet nga policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e së dielës, gjatë ceremonisë së Krishtlindjeve në një katedrale në Nju Jork, ka ndodhur një sulm me armë, ku autori mbeti i vrarë nga policia.

Sipas mediave amerikane, pamjet tregojnë burrin e armatosur ende të paidentifikuar në majë të shkallëve që çon në “St John the Divine Cathedral” (Nju Jork), ndërsa të pranishmit përpiqen të largohen.

Burri dëgjohet duke bërtitur ‘më vrisni’ në mënyrë të përsëritur, ndërsa ai qëllon disa të shtëna në ajër duke përdorur pistoletat që kishte në të dy duart.

Një oficer i fshehur diku aty pranë, e urdhëron burrin të hedhë armët disa herë, para se të hapë zjarr ndaj tij.

Një oficer i dytë pastaj hap zjarr, duke qëlluar personin e armatosur në shpatull dhe në trup, i cili më pas humbi jetën në spital.

Sapo u qëllua i dyshuari, policët gjetën një qese të mbushur me sende, kanaçe të mbushura me benzinë, litar, tel, thika të shumta dhe një Bibël./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Horoskopi ditor, 9 Gusht 2025

Dashi Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te kalojnë një dite goxha te vështirë...

viti 681/Bullgaria, themelimi i shtetit pas fitores mbi bizantët

Historia e Bullgarisë si shtet fillon në vitin 681, kur bullgarët – një popull turko-altaik i udhëhequr nga khani Asparuh – kalojnë lumin Danub...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Po gjuante për kafshë të egra, 53-vjeçari vret nga pakujdesia një shtetas

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bogdan të Beratit. Një 53-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë...

Reagon Ter Stegen, jep sqarimin pas akuzave mediatike

Pas kaosit të krijuar, heqjes së shiritit tē kapitenit, moslargimit dhe operimit, reagon portieri i Barcelonës, Ter Stegen. Deklarata e Marc-André Ter Stegen: “Këto muajt e...

Lajme të tjera

Web TV