GJIN MARKAJ DJALI I DUKAGJINIT NË NEW YORK BEN GJITHÇKA TË MUNDUR PËR VENDLINDJEN

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

-Bijët e shalës në mërgim për trojet e tyre-

Historikisht Shala dhe i gjithë Dukagjini kanë qenë një burim i pashterrur burrash të zgjuar, mendimtarë dhe strateg përballë të gjitha sfidave dhe rreziqeve qe janë kanosur krahinës dhe të gjithë Shqipërisë. Në kohët që po jetojmë shikojmë një shterrim të burimit te këtyre virtyteve sic janë ato të dashurisë, mirënjohjes, humanizmit dhe aq më teper të nacionalizmit të njerëzve në shumë aspekte. Ndoshta është shkaktar fenomeni i kohës së internetit i cili ndikon sot në këtë shterrim. Shumëkush sot nuk po pyet për të afërmit e vet, lene pastaj për nacionalizmin kombëtar. Ky fenomen përgjithësisht për fat të keq po zgjerohet. Mosmirjënjohja thuajse është institucionalizuar, duke arrit deri në nivelin e papërgjegjshmërisë. Rasti me flagrant është mospërcaktimi prej afro dy vitesh i vendosjes së monumentit madheshtor të Lekë Dukagjinit, nga pushteti lokal për këtë vepër djemt e dukagjinit kanë kontribuar në shuma te mëdha. Por nga ana tjeter për fat të mirë po ndodh krejt ndryshe me shumë dukagjinas në emigracion dhe kryesisht të atyre në Amerikë. Kontributi me donacionet e tyre individuale dhe kolektive janë një model për tu marrë shembull në të gjithë Shqipërinë. Shumë prej këtyre ndonëse kanë vetem pak dekada emigrim ku të cilët akoma nuk i kanë ngulur mirë rrënjët e tyre në tokën e premtuar. Zemra ju rreh për vendlindjen duke kontribuar për trojet e veta në mënyrë permanente. Shuma e donacioneve të tyre nuk ka të krahasuar me investimet qeveritare të këtyre 33 viteve për Dukagjinin. Bujaria shaljane e dukagjinase ka ngritur vepra e monumente të cilat zënë fill heret që nga memoriali i Shtatë Shaljanëve dhe në vijimësi, me Mehmet Shpendin, Martin Camajn, truporen e Shna Ndout, memorialin e Martirëve të Kishës,  Lekë Dukagjinin dhe me Papa Klementin e XI, ky i fundit nga një djalosh i Gimajve lindur e shkolluar në New York. Duhet theksuar se gjatë këtyre viteve asnjë nga politikanët apo deputetët që kanë përfaqësuar këtë zonë nuk shfaqen së paku një ide për të realizuar ndonjë veper, përvec premtimeve absurde në fushata të shpifura elektorale.

Ështe detyrim njerëzor dhe mirënjohje të dëshmosh duke shkruar për këto figura të njohura por edhe të panjohur më parë, të cilët po kontribojnë për komunitetin nga i cili kanë dalë, megjithëse i ndajnë dete dhe oqeane e mendja ju punon për vendlindjen. Janë njerëz që bëjnë emrin e tyre të përvetshëm, janë bij të atyre familjeve të fisëshme që nuk ndihen rehat pa kontribuar për trojet e veta. Të surprizon fakti se ka prej atyre që kanë lindur përtej Atlatikut të cilët duke krijuar shoqata, mbledhin donacione edhe nga të huajt si kompani,  bashkësi e të huajve në New York, për të kontribuar për ndërtim kishash, urash, monumentesh, memoriale, buste, rrugë, ujësjellsa dhe vepra të ndryshme social kulturore. Një kontribut i jashtëzkonshëm u dha me rastin e pandemisë duke sensibilizuar jo vetëm shqiptarët por edhe shtetas të tjerë në Amerikë. Për rrjedhojë është një nderim i vecantë jo vetëm për dukagjinasit por për të gjithë shqiptarët përshëndetja e Papa Franceskut drejtuar me rastin e përurimit të këtyre veprave madhore

Përveç këtyre kontributorëve të këtyre veprave duhet evidentuar edhe kontributi i shumë përsonave buznesmen dhe njerëz të thjeshtë shaljanë dhe dukagjinas në jetën kulturore dhe artistike duke organizuar në mënyrë të vazhdueshme festivale muzikore, koncerte bile edhe jashtë vendit, po kështu studiues e publicist, shkrimtarë e botues, nëpërmes pendës së tyre bëjne Dukagjinin të njohur kudo. Ka prej atyre intelektualëve që krijimtarinë e tyre si klipe apo dokumentarë i kanë sponsorizuar nga buxhetet e tyre, kjo është një risi që këta krijues, intelektual të jenë edhe sponsor evenimentesh. Shoqata Atdhetare Dukagjini mbi 20 vjecare me gazetën e saj është e vetmja në Shqipëri e drejtuar nga një pasionant i cili duhet vlerësuar dhe përshëndetur.

ECURIA E DJALOSHIT GJIN MARKAJ I CILI KËRKOI VETËM PROGRES

I lindur me datë 29 qershor 1966, në Vuksanaj të Shalës. Djali i Marash Markaj, një burrë malësor tek i cili spikatën veti e virtyte burrërore. Ndërsa nëna Bardhe e bija e Zef Babunit nga Nikajt, dalë nga një derë e sojshëshme tek e cila spikatën disa cilësi të vecanta që e karakterizuan gruan dukagjinase. Përballë kushteve tejet të vështira ekonomike, sic ishin për çdo grua të aso kohe, ajo mbi gjithcka pati kujdesin për mirërritjen e fëmijëve të saj dhe në vecanti për edukimin e shkollimin e tyre. Gjini një fëmijë i zgjuar dhe energjik e shumë i dashur me bashkëmoshatarët e vet mbaroi shkollën 8-vjecare të Urës së Re. Më pas vazhdon shkollën e Mesme Bujqësore në  Breg të Lumit e cila përbëhej nga një staf arsimor kualitativ duke qenë i vlerësuar jo vetëm në rrethin e shkodrës por në të gjithë veriun. Duhet theksuar se shumë nga ky staf mësimor më vonë do ti gjenim në detyra të larta shoqërore dhe shtetërore. I kemi si studiues, shkencëtar, deputet, kryebashkiak etj. Niveli i nxënësve të kësaj shkolle, për shumë vite ishte model duke u krahasuar me shkolla në nivel rrethi dhe kombëtar. Mjafton të përmendim faktin se nga këta ish nxënës i kemi në drejtim të institucioneve të ndryshme shtetërotre deri në drejtimin e Portit të Durrësit, disa mjek ku kontributin e tyre me vlerë e tregojnë duke drejtuar edhe spitale në Europë dhe Amerikë të cilët ndihmojnë pët vendlindjen. Nga kjo shkollë dolën biznesmenë të njohur për kontributin e tyre nga vendlindja deri përtej atlantikut, të cilët financojnë në mënyrë të vazhdueshme. Nga këto banka gjithashtu kanë dalë edhe sportitstë të talentuar deri në nivelin nënkampion bote. Ju kërkoj ndjesë sepse e kam të pamundur të përmend emrat e përvetshëm të këtij kolektiv të nderuar mësues nxënës, për arsye se lista është e gjatë, kjo më rezulton nga një studim të cilin e kam akoma të pabotuar. Njëri nga nxënësit e spikatur të kësaj shkolle është përsonazhi i shkrimit tonë, djaloshi Z.Gjin Markaj, i cili mbaron maturën në vitin 1983. Nisur nga rezultatet e larta vazhdon Fakultetin e Agronomisë në Tiranë të cilin e mbaron në vitin 1988. Duke u rritur e ushqyer nga ndjenja antirregjim e sistemit ky qysh në vegjëli shoqëronte të atij  teksa ndiqte fshehurazi radiostacionet e RadioVatikanit dhe Zëri i Amerikës u mishërua me pjekurinë e tij. Për rrjedhojë vetem pak ditë pas mbarimit të studimeve, në atë gusht përvëlues të vitit 1988 do të provonte së bashku me shokun e tij Kolë Tonaj (më pas deputet), biucat e sigurimit të shtetit nga Tropoja në Shkodër pë tentativë arratisje. Fillimet e punës si agronom i pati në Theth. Në vitin 1991 Gjin Markajn e gjejmë të parin kryetar të Këshillit Pluralist në Shalë. Duke marrë shkas nga përkushtimi dhe devotshmëria, Gjini ngjit shkallët e karrierës me shpejtësi te pamatur. Në fundvitin e 1992-it caktohet shef i policisë së objekteve në Komisariatin e Policisë në Shkodër, pas pak kohe kalon në Policinë Gjyqore në rrolin e shefit të Policisë Kriminale. Pas pak kohe komandohet shef i Komisariatit të Policisë në Shkodër. Vitin 1995 e fillon me detyrën e shefit të Policisë Gjygjësore pranë Prokurarisë Ushtarake Shkodër, për rajonin e veriut. Gjini kalon në poste të ndryshme të organeve ligjzbatuese dhe më pas dërgohet për specialiim për Policinë e Shtetit në Florida, SHBA. Në vitin 1996 ka përfunduar Fakultetin Juridik. Pas pesë vitesh largohet fizikisht nga Shqipëria për në New York por jo me mendje dhe me zemer, kjo i shkon për shtat një thënie e poetit Mhill Marku, djali i Dukagjinit 6 dekada më parë në librin “Mall e Vaj” për vendlindjen ku shkruante: ” Ah sa mall/E sa kujtime/Për ty ndjej,/O Shala ime/ Mall për lisat,/Mall për Pishat,/Mall’ ah, mall dhe për bishat”!

Çdo punë e suksesshme kërkon edhe bashkëpuntorë.Një shprehje e urtë thotë: “Pas çdo burri të suksesshëm qëndron një grua”. Po pas Z.Gjin Markaj kush qëndron? Patjeter një zonjë e lindur nga një familje shkodrane në brezni e nderuar. Do të ishte e pamundur që tek burrat e Shalës si zotëritë Gjin Markaj, Vatë, Ilir e Gjovalin Biga, Dedë Prendaj, Ndrek Tonaj, Dedë Tonaj, Nush Noli e shumë të tjerë të kontribonin në këto përmasa pa mbështetjen dhe shtysën e bashkëshortëve të tyre fisnike dhe të nderuara.

Z.Gjin nga etja për ngritjen e tij profesionale liçensohet për menaxhim e mbrojtje të ndërtesave komerciale kundra zjarrit. Sot ushtron aktivitetin e bizneesit privat si menaxher në ndërtimin mirëmbajtjen në Manhaten, New York.

KONTRIBUTI PËR VENDLINDJEN

Sapo fillon epidemia e koronavirusit, ky ishte premotorri i bashkimit të shumë Dukagjinasve në New York, në zyrën e biznesit të shaljanit tjetër Z.Dedë Prendaj ku krijuan grupin nismëtar “Shaljanët në SHBA për trojete tyre”, duke mbledhur ndihma për 600 familjet më në nevojë me banim në Dukagjin dhe rrethina të Shkodrës si medikamente, ndihma ushqimore, veshmbathje, dhe vlera monetare. Në vitin 2021 “Bashkësia e Dukagjinit” nën drejtimin e Gjin Markajt në Shalë u krijua komisioni i infrastrukturës. Falë kontributit të këtyre biznesmenëve, njerëzve të thjeshtë dhe disa donatorëve të huaj në Amerikë me donacionet e tyre u riparuan shtëpi, ujësjellsa dhe objekte të tjera si kisha, buste, memoriale, ura, rrugë e vepra të tjera socialkulturore.

Me kontributin e tij dhe familjes së tij u rikonstruktua Ura e Shalës dhe financoi me shuma të konsiderueshme edhe në vepra të tjera si Ura e Telit në Breg-Lumit, Ura e fshatit Marrnikaj në Breg-Lumit, Ura e Re në Lotaj, Ura e Re në Nicaj-Shalë, Ura e Xhaferajve në Gimaj, Ura e Shkafjes, Ura e Bjeshkë Preles që lidh Breg-Lumin me Urën e Re Lotaj. Në vitin 2022 përfundoi kisha e Gimajve me financimin e shoqatës Bajraktari në New York, SHBA nga Vatë Ilir e Gjovalin Biga. U vendos Truporja e Shna Ndout tek Ura e Shalës me kontributin e familjes së Z.Gjin Markaj, ndërsa sheshi i tij u financua nga Z.Nush Noli, emigrant nga Thethi me banim në SHBA.

Në vitin 2023 vendoset Memoriali i Martirëve të Kishës në oborrin e Kishës Shën Shtjefni në Breglumit kryesisht me kontributin e biznesmenit, Z.Dedë Prendaj Shoqata “Shaljanët në SHBA për trojet e tyre” tani emertohet “Dukagjinasit në emigrim për trojet e veta”, duke krijuar degë në çdo vend të botës. Jemi të bindur se ky kontribut do të ketë një rritje të konsiderueshme. Teksa po përfundoja shkrimin informohem se Z.Gjin Markaj si njeri i etur për dije nuk ka të ndalur në formimin dhe shkollimin e tij. Më shkon në mendje një përsonalitet I shquar shqiptar Fan Noli, po në Amerikë i cili ndonëse në moshë të thyer mbronte doktorraturën në Konservatorin e Muzikës në “Harvard”. Ndërsa Z.Gjin sot ia lejon mosha të vendosë rekorde të reja. Ky sapo mbaroi me sukses Insitutin për Diplomaci të të Drejtave të Njëriut në Washington Dc, sponsorizuar nga kompania DE MAMION, ku ai punon prej 16 vitesh. Me këto rritje dhe kontribute për vendlindjen, është nder i madh për Shalën, Dukagjinin dhe gjithë Shqipërinë. Por ana e padukshme e Z.Gjin Markaj si donator dhe njeri human është disi e vecantë e cila i shton vlerat. Marrim një fakt teper mbreslënës. Një liber i Shenjtë shumeshekullor i shpëtuar nga djegja e një kishe të Pensilvanisë ku ai qëndronte prej 111 vjetve doli ne ankand nga ky shtet për te siguruar fonde për rindërtimin e kësaj kishe. Këtë liber Z.Gjin ia dhuroi Imzot Massafrës, dhuratë për kishen. Natyrshëm secilin prej nesh do ta shtynte kurioziteti të dijë cmimin e këtij libri? Unë kam ne dorë një botim ku evidentohen të gjithë personat vendas dhe nga çdo vend i botës që kane kontribuar dhe vlerat që kanë dhuruar për këto vepra në zonën e shalës, por nuk kam arritur të përcaktoj shumen e dhënë nga Z.Gjin Markaj. Jo më të përcaktoj vlerën e këtij libri te Shejtë. Por për një gjë jam i sigurtë, se vetem ai që i  ka dhenë ketë dhunti ka dijeni për çdo qindarkë të dhuruar prej tij.

Ne si dashamirës të tij dhe i gjithë Dukagjini duhet ti rurojmë çdo të mirë në jetë me familjen e tij për kontributin e dhënë për të gjithë Dukagjinin dhe duke I uruar suksese në punën e përditshme.

ANA JONJERËZORE E DISA INDIVIDËVE TË VECANTË

Për gjithcka cituam më sipër për këto kontribute të tyre, të gjithë duhet të ndihemi mirë dhe krenar si dukagjinas dhe duhet ta vlerësojmë sakrificën, mundin dhe djersen e derdhur. Por natyrshëm lind pyetja:

A jemi të gjithë në vlerësimin pozitiv të këtij kontributi? Fatkeqësisht jo. Ka individë jo të pakët në numër të cilët mundohen në mënyra të ndryshme të denigrojnë dhe të vjellin vrerë për të demotivuar këta persona të njohur si kontributorë. Dua të evidentoj disa raste. Për një kontributor tashmë të njohur ku me donacionet e tij si pinjoll i një familjeje të njohur ndër breza për mbrojtjen e trojeve, përfaqësues i Shkodres në takime në Kancelaritë Europiane dhe Papën, ndërtues kishe në Gimaj dhe jo vetëm, në ura, rrugë, buste, ujësjellsa e shumë vepra të tjera dhe duke qëndruar në ballë të punëve deri në 6 muaj larg familjes së tij, ku me të drejtë Imzot Massafra gjatë përurimit të Kishës së Gimajve i pat thënë me shaka:

“Vatë mirë që jeni shtetas amerikan se përndryshe do të kishit problem me dokumentat”. Marrëzia e mosmirnjohja e tyre jonjerëzore është e pakufijshme, gojët e liga të tyre janë shprehur se këto ai i bën për tu dukur, sepse ska ku të cojë paratë. Apo filani do të ishte më mirë të bënte këtë, apo atë sesa të ndërtonte buste, ura e memoriale etj etj. Ka individë të kësaj kategorie ekzemplare të cilët mundohen të denigrojnë figurat e intelektualëve të njohur si dr.shkencash, profesor, botues, publicist dhe shkrimtar që kanë botuar mbi 20 libra dhe vepra letrare duke qenë njëkohësisht edhe drejtues në bordin e shkrimtarëve. Sipas logjikës së këtyre mediokërve, këta nuk na qenkan të aftë të shkruajnë të verteten. Kjo kategori duke pretenduar se janë njohës të historisë dhe të gjithckaje, por në fakt janë gjysmë analfabetë ku shpjegimet e tyre janë me bazë farefisnie dhe kulti bajraktaresk mesjetar. Këta janë megalomanë ndaj të ashtuquajturve barqe sundues. Sipas tyre këto barqe dhe përsonat e tyre janë të lavdishëm sepse emrat e tyre janë shkruar në derën e Stambollës. Në qoftë se e marrim të mirëqënë këto thënie groteske atëherë lind pyetja: “Sa na qenka madhësia e kësaj dere?” Atëherë na rezulton që këta i paskan shërbyer pushtuesit pesë-shekullor, cudia tjetër qëndron se në këtë derë nuk kishte vend për emrat e Shtatë Shaljanëve, Babun Celi, Xhur kola, Qerim Delia e shumë të tjerë që luftuan hordhitë osmane. Gjithashtu sipas tyre këto barqe janë të sojshme dhe janë të hershme dhe paskan lidhje farefisnore direkte me Murrët apo na qënkan të një barku me Shalën, Shoshën dhe Bukën. Do të ishte mirë që këta “studiues e historianë” të kursenin pijen e alkolit me glukozë për shumë vite dhe të dërgonin analizën e tyre gjenetike në universitetin e Harvard i cili përcakton gjenezën dhe smundshmërinë në kufirin e 2400 vjetve. Këtë diagnostifikim ADN-je e kanë kryer edhe dy intelektual dukagjinas. Sot duhet ecur me hapin e kohës dhe zbulimet e shkencës dhe jo me mentalitetin meskin e anadollak. Një pjesë e tyre nuk kanë as ndjenjën më minimale të humanizmit, ndonëse disa prej tyre mund të kontribojne, por nuk tundohen jo vetëm për të afërmit e tyre por as për prindërit me pensionin e tyre në kufinjtë e mbijetesës. Komunikimi i tyre në rrjetet sociale duke përdorur edhe anonimatin është i vecantë, përdorin terma dhe epitete të cilët nuk ju dinë as kuptimin dhe nuk gjinden në fjalorin e gjuhës shqipe, por leksikografia e tyre gjysmë analfabetike sulmon çdo krijimtari letrare e muzikore duke mos patur as njohjen më minimale të këtyre fushave, e akoma më keq kur këto krijimtari letrare, artistike e muzikore kanë marrë vlerësime nga përsonaltite të larta të fushave përkatëse dhe  kanë patur shikueshmëri të lartë. Ka edhe prej atyre të cilët mosmirnjohjën e kanë të mishëruar në zemër dhe në shpirt edhe kundrejt njerëzve të afërm, gjakut apo të besimit duke trilluar pa të drejtë, edhe ndaj atyre të cilët në fëmijëri i kanë përkundur duke iu kënduar këngët e djepit, dhe sot mundohen ti përçmojnë për punen e tyre të vyer.

Lexo edhe :  Emri i ndritur i përkthyesit të përkushtuar Prokop Gjergo

Në këto rrethana sot çdokush që kërkon të bëjë një vepër apo të kontribojë më parë duhet të mendojë për reagimin e kësaj specie të vecantë. Por një shprehje e një filozofi të famshëm Francez thotë: “Kur flasin budallenjt, inteligjenca duhet të heshtë”. Gjithsesi këta individë të vecantë duhen mishëruar sepse nuk kuptojnë as vetveten.

————————————————————————————————————————-

Fjala e mbajtur nga Z.Gjin Markaj me rastin e përurimit të trupores së Shna Ndout në Breg-Lumit të Shalës me datë 30 Prill 2022.

-Përshëndetjen time do ta bëj së bashku me Z.Nush Noli nga Thethi i shalës si kontribues në ndërtimin e sheshit të trupores së Shna Ndout të dashur shaljanë e dukagjinas, përfaqësues të kishës e trupit diplomatik, përfaqësues të Profekturës e Bashkisë Shkodër. Administratorë të Dukagjinit. Të nderuar shoqata dhe intelektual e të ftuar nderi. Të nderuar shaljanë e dukagjinas. Falenderoj Zotin e gjithëpushtetshëm që na ka ushqyer gjithmonë shpirtërisht me besim, dashuri e mirësi dhe shpresë i cili na ndricoi mendjen e zemrën duke na krijuar mundësi për të ndihmuar vendlindjen tonë të dashur, tokën e bekuar të të parëve tanë të cilët u vendosën para  shumë shekujve në shalë e dukagjin, tokë që ndër shekuj mbeti e ushqeu brezat tonë të cilët e ruajtën nderin, dinjitetin, traditat, doket dhe zakonet. Sakrifikuan gjithcka në emer të Zotit dhe të Krishtit. Unë nuk mund të harroj asnjëherë foguret e Krishtit dhe të Zojës së Bekuar dhe të Shënjtërve të tjerë në ndarjet e mshehta të arkës së vjeter të drurit nga babai im Marash Markaj. Këto rrelike i ruante me kujdes e dashtni së bashku me druajtjen nga unë, vëllezërit e motrat e mia që mos ti shikonim nga friga se mos na rrshiste goja e mund tu tregonim shokëve dhe shoqeve apo ndokuj tjeter, sepse pasojat do të ishin fatale nga rregjimi ateist komunist. Nuk mund të harroj kurrë që të gjitha festat gjithmonë i festonim në shtëpinë tonë. Babai im hiqte kapucin e bardhë dhe ruben e lidhur rreth tij, hapte dritaret dhe dyert e shtëpisë duke më dhënë mua qirin me dyll bletet si më i vogli i shtpisë. Dyllin e prodhonte vetë nga ato pak bletë që kishim, e ndiznim dhe e puthnim të gjithë me rrallë duke thënë uratë me zë të ulët dhe bënte kryq, e puthte duke e vënë në sofren e rrumbullakët prej druri. Ruaj në kujtesë kur në oren pesë të pasdites im atë dëgjonte me zë të ulët zërin e Radios së Vatikanit në gjuhën shqipe. Kur binte këmbona ja conte zërin deri në fund duke e hap edhe dritaren e dhomës në të cilen e dëgjonte. Ky ishte gëzimi më i madh që përjetonte çdo ditë të javës, të muajve e në vazhdimësi.

Më rritën dhe më edukuan me vështirësitë  e pabesueshme të asaj kohe ashtu sikurse të gjithë bashkëmoshatarët e mi në Shalë, Dukagjin e kudo tjeter. Shumë herë i uritun, me rroba dhe këpucë të vjetra e të shqyera në shiun e ftohtë she në borën e ngrirë. Interresohesha më shumë për librat në cantën e vjeter të bezes që te mos me lageshin duke i mbuluar ne trupin tim të njomë.

U largova fizikisht nga vendlindja 21 vite më parë por asnjëherë nuk u largova me mendje dhe me zemer dhe këto kujtime të fëmijnisë mbeten gjithmonë të pashlyera në kujtesën time.

Gjatë vitit 2020 kur epidemia e virusit izoloi mbarë boten, mendja dhe zemra ime natyrshëm përshtegtoi tek vendlindja ime e largët, tek malet orëcueta të Shalës, tek populli im i vuajtur, besimtar e fisnik i Dukagjinit. Disa prej këtyre familjeve ndoshta ndër ato ditë gjindeshin edhe pa ushqime apo ilace. Falenderoj të gjithë miqtë e dashamirësit bashkëvuajtës, bashkëudhëtar e bashkëatdhetarë në mërgim dhe të cilët ju bashkuan nismës sime për të ndihmuar vendlindjen. Ndihmat e para financiare ishin modeste, thjesht vetem për të ndihmuar e lehtësuar sadopak vuajtjet dhe mjerimin e shkaktuar nga virusi covid-19. Falë zotit në ditët e sotme bujaria dukagjinase qe shumë e madhe dhe ndihmat u shumëfishuan kështuqë u bë e mundur rikonstruksioni i objekteve të kultit, truporja e Shna Ndout dhe rikonstruksioni i disa rrugëve dhe urave në Shalë të Dukagjinit.

Dukagjinasit në mërgim u bashkuan në New York në zyrën e biznesit të familjes Tonaj duke lëvduar Krishtin dhe duke tokur gotat e rakisë pa marrë parasysh rregullat ligjore kundër virusit. Mblodhëm ndihmat financiare për dukagjinasit, banorë të Dukagjinit dhe rrethina, ndihma financiare për familje dhe individ me shumë probleme. Falë zotit deri më ditët e sotme mirësia dhe ndihmat financiare u shtuan dhe u shumëfishuan duke kontribuar në rikonstruksionin e kishave dhe trupores së Shna Ndout, si simbol i ringjalljes së besimit , paqes e shpresës, projekte infrastrukturore si ura, rrugë, e ujësjellës. Gjej rastin të falenderoj përzemërsisht të gjithë ata emigrantë me punën e djersën e tyre të ndershme që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribojnë me ndihma për trojet e tyre, vecanërisht Z.Vat Biga me familjen e tij. Falenderoj përzemërsisht Monsinior Angelo Masafra dhe Padër Gazmend Tinaj për pjesmarrjen në këto ceremoni dhe bekimin e tyre në Shalë, për kontributin e tyre në ringjalljen e besimit fetar, ne rindërtimin e objekteve të kultit dhe forcimin e harmonisë fetare. Falenderoj Don Anton Kodrarin birin e Shoshit dhe nipin e Shalës së Dukagjinit i cili iu përgjigj thirrjes sonë në mbarvajtjen e këtyre aktivitveteve. Falenderoj komisionin organizatoor me në krye të palodhurin Z.Mark Rupa. Falenderoj djalin e Gimajve të Shalës gjeneral Perit Çunin për mundësimin e transportit të trupores së Shna Ndout në Breg-Lumit të Shalës. Falenderoj administratorët dhe komisionin e ngritur në Dukagjin për shpërndarjen e ndihmave financiare me korrektësi pa bërë dallime dhe me transparencë. Falenderoj të gjithë ata përsona të cilët fizikisht bënë të mundur realizimin e këtyre projekteve për shalën.

Komisioni “Shaljanët në emigrim për trojet e tyre” u ngrit në kushte të jashtëzakonshme si nevojë emergjente me rastin e covidit dhe funksionoi si i tillë deri në ditët e sotme. Nga ky moment dhe në vijimësi ky komision do të pagëzohet me emrin fondacioni “Dukagjini në emigrim për trojet e veta”, ky komision do të jetë i përhershëm dhe do të funksionojë si i tillë për ndihmat e trojeve të Dukagjinit.

Për Ju Monsinior Angelo Massafra kam një surprizë të vecantë. Kam një libër të shenjtë qindra vjecar i cili ka shërbyer në një kishë në shtetin e Pennysilvanisë, kishë e cila u dogj por mrekullisht shpëtoi kjo Bibël, një kryq dhe fogurja e Krishtit. Kjo Bibël sherbeu në këtë kishë plot 111 vjet e cila më pas u vu në ankand nga ky shtet për të siguruar fonde për ndërtimin e kishës e cila u dogj. Sot kam rastin për t’ua dhuruar Ju Imzot Massafra me motivacionin “Per pjesmarrjen, bekimin dhe drejtimin e ceremonive fetare në Shalë, për kontributin tuaj në ringjalljen dhe ringritjen e besimit fetar në Dukagjin, Shkodër e gjithë Shqipërinë. Zoti e bekoftë Shalën, Dukagjinin dhe Kishën. Gjithashtu nga Selia e Shenjtë në Vatikan kemi një surprizë të vecantë: Ati i Shenjtë ka bekuar Shalën ditën e sotme dhe e ka dërguar nga Selia e Shenjtë urimin për Shalën dhe Dukagjinin “ATI I SHENJTË FRANCESKU I JEP PËRZEMËRSISHT BEKIMIN APOSTOLIK, DJALË DUKAGJINI ME RASTIN E DITËLINDJES SË TIJ DUKE THIRRUR ME NDËRMJETËSIMIN E BEKUAR VIRGJËRESHËS MARI, NJË BOLLËK HIRESH HYJNORE”

Të nderuar pjesmarrës surprizat vazhdojnë. Me rastin e përurimit të Kishës së Gimajve dhe trupores së Shna Ndout, kemi një dhuratë nga Z.Pjeter Ndosh Bari, mesharin e ruajtur me aq kujdes ne fshehtësi absolute pa marrë parasysh edhe pasojat, qysh nga viti 1948 në Gimaj të Shalës.

—————————————————————————————————————————————

Përshëndetja  e Z.Gjin Markaj me daten 26 Shtator 2023 me rastin e përurimit të Memorialit të Martitëve të Kishës në Breg-Lumit Dukagjin.

Të dashur vëllezër e motra dukagjinas, të nderuar familjarë dhe të afërm të Martirëve. I nderuar Angelo Massafra, i nderuar Z.Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër. Sot është një ndër ditët më të bukura të jetës simë. Në këtë kishë për të përkujtuar jetën dhe veprën e atyre që nuk kursyen as jetën si gjënë më të shtrenjtë, në emër të besimit në Zot ndërruan jetë me ideale të pavdekshme por me dëshira të parealizuara.

Falenderimi i parë eështë për Zotin e Gjithëpushtetshëm që na krijoi këtë mundësi për të bashkuar dhe për të kujtuar nderimin e tyre duke ngritur këtë memorial në oborrin e kësaj Kishe në emër të Martirit të parë pas vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit, Shën Shtjefnit. Falenderoj përzemërsisht Monsinior Massafrën për kontributin dhe pjesmarrjen në Meshën dhe inagurimin e bekimin e këtij memoriali si dhe bekimin e Bekimit Apostolik të ardhur nga Selia e Shenjtë e vendosur në sheshin e trupores së Shna Ndout. Gjithashtu falenderim të vecantë për Angelo Massafren për të gjitha kontributet e tij që ka dhënë në Shqipëri për ngritjen, ringjalljen e forcimin e besimit fetar dhe të Kishës Shqiptare. Falenderoj komisionin organizativ të koordinimit të kësaj veprimtarie me kryetar Z.Mark Rupaj. Një falenderim krejt i vecantë është për mjeshtrin e gurit, skulptorin e talentuar burrin e Shoshit Z.Zef Muri. I cili me përkushtim, fantazi dhe mjeshtëri të rrallë realizoi në gurë këtë vepër gjigande të cilën mund ta quaj unikale në llojin e vet e cila do të mbetet e pavdekshme si madhështia e maleve tona. Falenderoj burrin e Gimajve të Shalës, mjeshtrin Ndue Staka D’dhinishta i cili ideoi, projektoi dhe zbatoi këtë projekt. Falenderoj biznesmenin Z.Dedë Lucaj që kontriboi financiarisht në ceremoninë e këtij memoriali. Falenderoj burrin e Shoshit, publicistin, shkrimtarin dhe studiuesin Z.Prel Milani si një nga ideatorët e kësaj vepre. Falenderoj Z.Benet Beci, Kryetar i Bashkisë Shkodër për pjesmarrjen në këtë veprimtari, i cili ndihmoi edhe në përmirësimin e infrastrukturës së rrugës nga Ndërlysa në Breg-Lumit, për ta bërë sa më të lehtë lëvizjen e automjeteve për këtë veprimtari, në të njejtën kohë e falenderoj edhe për mundësimin e fillimit të punimeve të rrugës Prekal-Kir, si një ëndërr shekullore e Dukagjinasve. Falenderoj të gjithë ata që kontribuan në rregulliumin e ambienteve të jashtme dhe të brendshme të kësaj kishe. Falenderoj gjithashtu burrin e Shalës Dr.Mark Bobnaj dhe Gëzim Çuni të cilët kontribuan financiarisht për rikonstruktimin dhe rregullimin e ambienteve të kësaj kishe. Falenderoj të gjithë juve që u përkushtuat dhe sakrifikuat për të marrë pjesë në këtë ceremoni.

I përjetshëm qoftë vepra e shenjtë dhe kontributi i Martirëve të Dukagjinit dhe të gjithë Shqipërisë. Kjoftë i bekuar dhe kurrë mos u harroftë gjaku i Martirëve si forca e Krishtërimit.

Mark Bobnaj

Studies, mjek-stomatolog

0682303722

 

Të fundit

Ekspertët bëjnë paralajmërimin e frikshëm: Evropa po “kërcënohet” nga një verë e nxehtë

Evropa po përgatitet për një tjetër verë të nxehtë, pasi në Gjermani dhe vendet nordike priten temperatura jashtëzakonisht të...

Varravingo “xhaxhi”, varravingo..

Nga Artur Ajazi Nuk bëhet opozita duke uluritur, duke trembur turistët që kalojnë mes Tiranës, nuk bëhet opozita duke mbrojtur betonin e korrupsionit që nuk...

Dy trofe në pak ditë, Begaj pret kampionët e Shqipërisë në futboll

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një ceremoni të veçantë kampionët e Shqipërisë në futboll. Futbollistët e ekipit Egnatia me trofeun...

Përplasje me produksionin? Dy kunatat në festë, mungojnë vëllezërit Veshaj

"After Party” i “BBV3” ka bërë bashkë të gjithë ish-banorët e shtëpisë, një festë kjo e cila organizohet për çdo vit. Jo vetëm ish-banorët e...

“Si më tha”? Juli bëhet nostalgjik dhe kujton fjalët e të birit brenda shtëpisë së BBVA3

Aktori Julian Deda i cili u rendit i dyti në finalen e madhe të reality show-t Big Brother Vip Albania në edicionin e tretë...

Lajme të tjera

Web TV