“Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi”, Lleshaj: Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, jep tre arsye, që sipas tij, kanë çuar drejt ndarjes së Shqipërisë nga kanabisi.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, pak ditë pas dorëheqjes, ish-ministri shkruan se “arsyet e këtij suksesi historik janë vullneti i paepur politik, angazhimi i fortë policor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar.

Ndarja e Shqipërisë nga kanabisi. Sot Italia konfirmoi një arritje të madhe të Shqipërisë. 2020-ta shënon vitin me minimumin e sasisë së kanabisit të trafikuar drejt Italisë nga Shqipëria: 37% më pak nga 2019.

Arsyet e këtij suksesi historik gjenden tek shumë faktorë, ku po veçoj:

  1. Vullneti i paepur politik;
  2. Angazhimi i fortë policor;
  3. Bashkëpunimi ndërkombëtar, ku spikat ai me Italinë.

Operacioni i sotëm i SHÇBA-së dhe PSH në Vlorë, ku u shkatërrua një rrjet prej 41 personash, përfshirë edhe punonjës të Policisë, është vetëm një shembull që tregon se përse kemi arritur tek ky sukses që duhet të bëjë krenar të gjithë ata që kanë luftuar për këtë qëllim madhor. Faleminderit Italisë për pjesëmarrjen në këtë luftë fitore të rëndësishme ????”, shkruan Lleshaj./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Vazhdojnë zjarri në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Lajme të tjera

Web TV