Superliga e Kosovës mbyll dy fazat e para, luhet java e 18-të, Drita ruan kryesimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luhet java e 18-të, Drita ruan kryesimin, e ndjekur nga afër nga Ballkani. Superliga e Kosovës ka mbyllur të hënën javën e saj të 18-të, që ishte edhe java e fundit e fazës së dytë të nivelit më të lartë të kampionatit të futbollit. Megjithëse është ndalur në një barazim 1-1 në fushën e vet nga Arbëria e ardhur këtë sezon nga niveli i dytë i kampionatit të Kosovës, Drita e ka thelluar në dy pikë epërsinë në krye të renditjes.

Skuadra gjilanase ka grumbulluar 40 pikë në 17 ndeshje, dy më tepër sesa Ballkani, që u mund 1-2 të dielën në Prishtinë përballë ekipit vendas. Me këtë fitore, skuadra kryeqytetase është ngjitur në kuotën e 31 pikëve, 5 më tepër sesa Gjilani, që të shtunën fitoi me rezultati 2-1 në Pejë përballë skuadrës së Besës. Duhet theksuar se, për shkak të kalendarit ende të paplotësuar, 4 ekipet e vendeve të para, Drita, Ballkani, Prishtina dhe Gjilani kanë luajtur nga një ndeshje më pak se 6 ekipet e tjera.

Në takimin tjetër të së dielës, Llapi ka mundur 3-2 Ferronikelin, që mbetet në vendin e 5-të të renditjes, me 23 pikë, ndërsa në takimin e fundit të së hënës, Trepça ’89 dhe Drenica e Skënderajt u ndanë me rrjeta të paprekura. Arbëria, Llapi, Trepça ’89 dhe Drenica e Skënderajt janë të përfshira në një betejë të ethshme për t’i shkëputur fundit, ku Besa e Pejës duket e dorëzuar.

Superliga e Kosovës
Java e 18-të:

Të shtunën, 12 dhjetor 2020:
Besa Pejë 1 – 2 Gjilani

Të dielën, 13 dhjetor 2020:
Llapi 3 – 2 Feronikeli
Prishtina 2 – 1 Ballkani

Të hënën, 14 dhjetor 2020:
Drita 1 – 1 Arbëria
Trepça ’89 0 – 0 Drenica Skënderaj

Lexo edhe :  40-vjeçari Luka Modric mbërrin në Milano, fjalët e tij të para janë super emocionuese

Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
1. Drita e Gjilanit 17 12 4 1 29-12 40
2. Ballkani 17 12 2 3 43-21 38
3. Prishtina 17 9 4 4 25-11 31
4. Gjilani 17 7 5 5 14-16 26
5. Feronikeli 18 5 8 5 22-16 23
6. Arbëria 18 6 3 9 17-20 21
7. Trepça’89 18 6 3 9 19-27 21
8. Llapi 18 6 2 10 21-23 20
9. Drenica Skënderaj 18 5 4 9 11-25 19
10. Besa Pejë 18 1 3 14 13-43 6

Të fundit

Çerçiz Topulli, pushka që nuk heshti për Atdheun

Nga Leonard Veizi Një mëngjes korriku, kur dielli ngjitej mbi kodrat e Podgoricës dhe tymi i barutit ende errëzonte qiellin,...

‘Fshatarët shihen sikur po shesin drogë’/ Braçe: Skema e TVSH bllokon lëshimin e faturës

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e sheh si të domosdoshëm aksionin e ndërmarrë për sekuestrimin e produkteve bujqësore e blegtorale që tregtohen pa faturë,...

Celine Dion i mahnit fansat me foto në pishinë

Këngëtarja kanadeze Celine Dion, 57 vjeçe, ka surprizuar fansat e saj duke postuar në rrjetet sociale foto ku shfaqet e relaksuar në një pishinë,...

Serbia dhe Kina bashkojnë armët. Stërvitja e parë ushtarake mes dy vendeve

Serbia dhe Kina bashkojnë forcat e armatosura, për stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake, gjatë gjysmës së dytë të korrikut. Siç njoftoi zëdhënësi i Ministrisë...

“Pse disa u legalizuan e disa jo?”/ Tabaku reagon ashpër për shembjet në Theth

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ashpër përmes një videoje në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar në Theth, ku qeveria...

Lajme të tjera

Web TV