Atentat në Rrëshen/ Qëllohet me armë zjarri në rrugë 51-vjeçari (Emri)

Anton Keli, 51 vjeç ka ndërruar jetë në spital pasi është plagosur me armë zjarri gjatë ditës së sotme në Rrëshen.

Rreth orës 17:40, Keli është plagosur në rrugë dhe më pas është transportuar në spital aty ku dhe ka ndërruar jetë.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj plagosjeje, nëse ka ndodhur për një konflikt të çastit apo nëse ka një histori të mëparshme.

“Rreth orës 17:40, në qytet Rrëshen, Mirditë, në rrugë është  plagosur me armë zjarri shtetasi A.K., 51 vjeç, banues në fshatin Malaj, Mirditë, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor. Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor  dhe vijon  puna për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë dhe FNSH-së po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pa.Va/Fjala.al