Bota drejt izolimit, “blindohet” Berlini, Londra dhe Nju Jorku

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në prag të Krishtlindjeve, bllokimi për shkak të Covid 19, pritet të kthehet në shumë vende të botës. Beteja kundër koronavirusit vazhdon me forcimin e kufizimeve pothuajse kudo. Londra po përgatitet të kthehet në “alarm të kuq”, duke mbyllur restorante, bare dhe shumë dyqane dhe Berlini po bën të njëjtën gjë.

Vijë e ashpër gjithashtu do të ndiqet edhe në Holandë, e cila do të mbyllë gjithçka për pesë javë, ndërsa Nju Jorku po përgatitet për hipotezën e një mbylljeje totale.

Mbyllje e ashpër në Britani – Ndërsa afrohen pushimet, të gjitha vendet po kthehen në një shtrëngim të ri të masave anti-Covid. Në kryeqytetin britanik, lehtësimi i kufizimeve zgjati më pak se dy javë. Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock njoftoi se nga e mërkura, Londra do të kalojë nga alarmi “portokalli” në atë të “kuq”, me mbylljen e restoranteve, pubeve, teatrove dhe disa dyqaneve. Një goditje, e shtrirë gjithashtu në qarkun fqinj të Herfordshire, e cila do të mbetet në fuqi deri në 23 dhjetor kur, në të gjithë vendin, do të ketë një lehtësim pesë-ditor të kufizimeve me rastin e Krishtlindjeve.

Hipoteza e “variantit të virusit” – Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan e quajti vendimin “zhgënjyes”, duke kërkuar nga qeveria të zbatojë masa kompensimi për të gjithë ata sektorë që do të dëmtohen rëndë nga mbylljet e reja. Ndërkohë, e gjithë Mbretëria, jo vetëm kryeqyteti, është e frikësuar nga zbulimi i një varianti të ri të virusit në Angli, për të cilin OBSH dhe Hancock nxituan për të siguruar se për momentin, nuk ka asnjë provë që ai sillet ndryshe, duke e bërë jo të efektshme vaksinën.

Lexo edhe :  Trump: Për dy javë kuptojmë nëse Putini po tallet me ne

Gjermania mbyllet nga 16 dhjetori – Pas më shumë se 16 mijë infeksioneve me koronavirus në vend, në 24 orët e fundit, izolim pritet të ketë edhe në Gjermani që nga 16 dhjetori. Numri i përgjithshëm i të vdekurve po afrohet në 22 mijë, por kancelarja Angela Merkel, përpara 600 vdekjeve pothuajse në një ditë të vetme, ka vendosur të shtrëngojë vendin vetëm gjatë periudhës së Krishtlindjeve për të frenuar kurbën epidemiologjike dhe për të lehtësuar presionin në sistemin shëndetësor. “Ne do të mbyllim dyqanet që nuk shesin gjërat e domosdoshme, do të mbajmë të hapura vetëm dyqanet ushqimore dhe ato që shesin produkte urgjente të përdorimit të përditshëm, – tha Merkel, – dhe do të ketë një ndalim të shitjes së sendeve piroteknike para natës së Vitit të Ri”.

Bllokimi hollandez – Gjithçka do të mbyllet gjithashtu edhe në Holandë, pasi kryeministri Mark Rutte njoftoi një bllokim të fortë për të paktën pesë javë, pasi vuri në dukje se masat më të buta nuk kanë shërbyer për të frenuar infeksionet. Ndalesë do të ketë në shkolla, dyqane jo thelbësore, muze, teatro dhe parukeri. Pastaj baret dhe restorantet do të vijojnë të mbeten të mbyllura. Njoftimi, i bërë drejtpërdrejt në TV, shkaktoi disa protesta para ndërtesës së qeverisë.

Nju Jorku drejt mbylljes – Duket se mbyllja është gjithashtu një hipotezë konkrete për Nju Jorkun, i cili po përgatitet për eventualitetin e një mbylljeje totale. “Një pushim si ai në fund të pranverës”, tha kryetari i bashkisë, Bill de Blasio.

Të fundit

Bie qeveria në Holandë, kreu i partisë së krahut të djathtë largohet nga koalicioni

Kryeministri Dick Schoof u kishte bërë një apel të minutës së fundit udhëheqësve të partive të koalicionit të martën...

“Nuk shikonim asgjë”, Guida tregon si shpëtuan gjatë shpërthimit të vullkanit Etna

Paolo Turnaturi nga guida vullkanologjike në Katania, ka folur mbi eksperiencën e tij duke qenë prezent gjatë shpërthimit të vullkanit më të madh dhe...

Përgatituni për luftë”/Starmer paralajmëron një epokë të re kërcënimesh për Perëndimin

Fjalët e tij vijnë në një kontekst të ndjeshëm gjeopolitik, me rritjen e agresionit rus dhe frikën gjithnjë e më të madhe për një...

Akuzohet për kultivim të bimëve narkotike, reagon Elvis Pupa: Nuk më keni borxh asgjë

Aktori i njohur i humorit, Elvis Pupa, ka reaguar sërish në rrjetin e tij social Instagram, lidhur me akuza që rëndojnë ndaj tij dhe...

70 mijë fermerë aplikuan për subvencione, procedurat dhe kriteret për fituesit

70 mijë fermerë kanë aplikuar për të përfituar nga fondet mbështetëse të vitit 2025. Aplikimet e Skemës Kombëtare ishin të hapura në periudhën 14...

Lajme të tjera

Web TV