Davaritet frika, Roma konfirmon pas analizave mjekësore, asgjë serioze për Kumbullën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roma konfirmon pas analizave mjekësore se 20-vjeçari nuk ka dëmtim muskulor. Një lajm i mirë ka ardhur të martën për futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, ndryshe nga ç’ishte menduar në fillim, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla, nuk ka probleme muskulare.

Klubi i Romës konfirmoi së fundmi pas analizave mjekësore të 20-vjeçarit se futbollisti shqiptar nuk ka dëmtim muskular, edhe pse u zëvendësua pas ndeshjes së fundit në kampionat me Bolonjën, pasi shfaqi shqetësime. Duhet theksuar se Kumbulla sapo është rikthyer me skuadrën, pasi kapërceu edhe infektimin me virusin Covid-19.

Frika se ai mund të kishte pësuar një dëmtim serioz tashmë ka kaluar. Përtej një viti të mbrapshtë të kushtëzuar nga epidemia e virusit korona, 2020-ta ka qenë në fakt mjaft e mbarë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, i cili ishte në qendër të vëmendjes gjatë gjithë merkatos së fundit.

Klubet të shumta që e donin, por Roma u tregua më konkrete.
3 milionë euro për huazimin e tij dhe në fund të sezonit, në arkat e Veronës, do të shkojnë edhe 27 milion euro të tjera. Kjo nënkuptoj se rekordi i futbollistit shqiptar më të shtrenjtë në histori është i tiji, por është thjesht çështje kohe dhe, për këtë arsye, 2021-shi premton shumë më tepër për të riun nga Malësia e Madhe.

Pa.Va/Fjala.al

Të fundit

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV