I dënuar në Itali për vjedhje e trafik droge, arrestohet në Tiranë 54-vjeçari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 54-vjeçar, i cili do të ekstradohet drejt Italisë.

Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në rrugën “Llambi Bonata”, Tiranë u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar K(J). M., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata për Hetimet Paraprake në Verbania/Itali ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale “Vjedhja në rrethana rënduese” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

LIVE/ Bota i jep lamtumirën Papa Françeskut, nis riti i varrimit të Atit të Shenjtë!

Bota i jep sot lamtumirën e fundit Papa Françeskut, i cili u nda nga jeta në Romë, më 21 Prill,...

Dhunimi i djalit të ish-deputetit në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari

Një 38-vjeçar, i cili në bashkëpunim me persona të tjerë dhunuan Krist Fufin, djalin e ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi, është proceduar në gjendje...

Drogë me çanta drejt Greqisë nga malet e Korçës, Policia Kufitare kap 20 pako me hashash

Një sasi e konsiderueshme me hashash është kapur nga shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të...

Befason Eleni Foureira: Bashkëshortin e fal nëse tradhton!

Eleni Foureira foli hapur për vështirësitë me të cilat përballej me ankthet e saj si nënë dhe pikëpamjet e saj për marrëdhëniet. Këngëtarja shqiptare,...

Merrte pako me kanabis nga SHBA-ja në pikat postare, arrestohet 32-vjeçari në Elbasan

Në një operacion të përbashkët, janë goditur dy raste të trafikimit të Cannabisit me përqindje të lartë THC, të ardhur nga SHBA, me destinacion...

Lajme të tjera

Web TV