I vodhën me dhunë varësen e floririt pronarit të picerisë, si u kapën tre të rinjtë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, për shkak se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë një varëse floriri që kishte në qafë pronari i një picerie.

Ngjarja ka ndodhur në orën 02:35 minuta në lagjen “Kastriot” të qytetit të Fierit dhe policia thotë se një nga autorët e dyshuar të ngjarjes, i cili po largohej me automjetin tip “Benz” në drejtim të fshatit Hamil është kapur menjëherë pas vjedhjes.

Pas testit të alkoolit, rezultoi se ky i fundit (H.T., 28 vjeç, banues në Fier), po drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Më pas, në pranga janë vënë edhe dy bashkëpunëtorët e tij, të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje: P.Ll., 29 vjeç dhe K.V., 27 vjeç, banues në Shtyllas të Fierit.

Policia shpjegon edhe dinamikën e ngjarjes. Shtetasit H. T., P. Ll. dhe K. V. kanë shkuar në subjektin piceri ‘delivery’ në pronësi të shtetasit L.H., dhe pas një konflikti me këtë shtetas, i kanë marrë me dhunë varësen e floririt që ai mbante në qafë.

I ndaluari i parë, shtetasi H.T., akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa shtetasit P. Ll., dhe K. V.,për veprën penale “Vjedhje me dhunë” e kryer në bashkëpunim. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua varësja e floririt./Bl.Ba/Fjala.al

Të fundit

Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas

Nga Eduard Zaloshnja Pogradeci ofron diçka që asnjë destinacion turistik veror në Shqipëri nuk e ofron dot. Përbri plazhit ka...

Teksa Netanjahu e lë Gazën të vdesë urie, bota po i kthen shpinën – dhe ai e di këtë

Nga Jonathan Freedland “No one likes us, we don’t care” – “Askush s’na do, s’na intereson.” Ky është një thirrje që mund të ngjallë emocione...

Nga 1 gushti qytetarët marrin recetë të re mjekësore, ja formati dhe mënyra e lëshimit

Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga dita e djeshme qytetarët shqiptarë përfitojnë nga një sistem i standardizuar dhe më...

Rusia nis testime për t’i identifikuar liderët që fëmijë

Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të...

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti. Tani një raport online zbulon se pas ScaleAI,...

Lajme të tjera

Web TV