“Lojë e ndyrë e shqiptarëve”/ Serbëve nuk i del inati nga fjalët e Ibrahimoviç për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e djeshme u hodh shorti i fazës së 1/16-ave të Champions League dhe Milanit goglat i rezervuan një kundërshtar si Crvena Zvezda, e cila gjatë rrugës së saj në Europë u ndesh edhe me Tiranën.

Një nga më të mëdhenjtë e Botës, Zlatan Ibrahimovic do të zbresë në Serbi. Ish-ylli i Suedisë është me baba nga Bosnja dhe nënë kroate, teksa është rritur në Malmo.

Para disa vitesh në  mediet tona u shpërnda një deklaratë e Ibrës, ku shprehej: “Kosova është Serbi, aq sa nëna ime është e virgjër”. Këtë deklaratë e risjell në skenë gazeta Kurir, që mundohet të gjejë një shkak sado të vogël për të ngjallur polemika nacionaliste.

“Lojë e ndyrë nga shqiptarët. Ata me turp përpiqen të fusin në grindje Ibrahimoviçin me serbët”, titullohet shkrimi i sotëm i prestigjiozes serbe, që e cilëson si të pavërtetë këtë deklaratë të Zlatan Ibrahimovic dhe nxjerr flamurin e bardhe të “paqes” me suedezin.

“Në mediat shqiptare ekziston një prononcim imagjinar i lojtarit më të njohur, që ka shkaktuar jehonë në vendin e tyre. Sigurisht këtu ka një gënjeshtër të madhe”,  shkruhet në artikullin e gazetës serbe.

 

Të fundit

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

Lajme të tjera

Web TV